Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në Forumin e sotëm ndërkombëtar “Sipërmarrjet e qëndrueshme në industritë kreative” theksoi se Ministria e Kulturës në rruge e mbështet zhvillimin e industrive kreative dhe ne dëshirojmë që kultura, potencialet e së cilës janë të mëdha dhe universale, të jetë shtytës i procese të reja dhe faktor për zhvillim të qëndrueshëm.
– Kreativiteti, inovacioni dhe origjinaliteti janë “triniteti” që kulturën e ngre në piedestal të ekonomisë së re, të quajtur ndryshe ekonomi “portokalli” – tha Kostadinovska-Stojçevska, e cila theksoi se kreativiteti po rritet në shtytës të madh që i jep drejtim turbulentit aktual dhe ekonomisë të paparashikueshme e së cila ka nevojë për ndryshime.
– Sipas hulumtimeve të shumta relevante, njerëzit kreativ janë bartës të atyre ndryshimeve. Prandaj investimi në to është imperativ, mesazh që duhet të marrë përgjigje – tha ministrja e Kulturës.
Kostadinovska-Stojçevska theksoi se Qeveria dhe Ministria e Kulturës jo vetëm që e njohin rolin e madh të industrive kreative, por i mbështesin fuqishëm dhe konkretisht ato. Ajo informoi se Ministria e Kulturës për vitin 2024 ka plotësuar aktivitetet dhe fushat ekzistuese me një program të ri buxhetor – industritë kreative – si investim në potencialin tonë intelektual dhe tjetër mbështetje sistematike e industrisë kulturore.
Ndër të tjera, Kostadinovska-Stojçevska përkujtoi se industria kreative dhe kulturore janë përfshirë në Strategjinë Nacionale për Zhvillimin e Kulturës, si dhe me Projektligjin e ri për kulturën, i cili ndryshon mënyrën e përcaktimit, mbështetjes dhe financimit të kulturës, ridefinon aktivitetet në kulturë për hir të kuptimit më të gjerë të kulturës, dhe në këtë mënyrë futjen e aktiviteteve të reja kulturore në fushën e industrive kreative.
Në Forumin Ndërkombëtar, Ministrja e Kulturës theksoi se realizimi i këtij evenimenti është një nga prioritetet e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, dhe zhvillimi i industrisë kulturore dhe kreative është bërë prioritet për Bashkimin Evropian, i cili po bëhet gjithnjë e më shumë, duke i drejtuar politikat e saj strategjike në favor të veprimtarive kulturore dhe kreative.
Forumi ndërkombëtar “Veprimtaritë sipërmarrëse të qëndrueshme në industritë kreative”, i cili realizohet së bashku me Unionin e shoqatave profesionale Maqedonase në Industritë Kreative (UMPAKI), është vazhdimi i tretë i forumeve nga dy vitet e fundit që kanë në fokus veprimtaritë kulturore dhe kreative, si dhe mbi sipërmarrjen e grave në industritë kreative dhe ndikimin në ekonomi. Në Forum marrin pjesë pjesëmarrës vendas dhe të huaj (veçanërisht nga vendet e Evropës Juglindore), profesionistë dhe organizata, politikëbërës dhe zyrtarë qeveritarë.