Kostadinovska-Stojçevska në hapjen e “Verës së Ohrit”: Pa art jeta do të ishte një zbrazëti e padurueshme

од admin_kult

Në Teatrin Antik në Ohër, në prani të mysafirëve të shumtë vendas, si dhe të ftuarve nga jashtë, solemnisht u hap edicioni i 63-të i manifestimit më të njohur muziko-skenik me karakter ndërkombëtar, “Vera e Ohrit”.

Festivali filloi me koncertin e divës së operës me famë botërore nga Rumania, Anxhela Gjorgjiu, e cila performoi me Orkestrën e Operës dhe Baletit Kombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nën dirigjimin e jashtëzakonshëm të Ciprijan Teodorashkut nga Rumania.

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, në fjalimin e saj theksoi përpjekjet e, siç tha, themeluesve të “Verës së Ohrit”, njerëzve me vizion të madh, me dashuri të pakompromis dhe me respekt të pamasë për kulturën dhe artin akustik maqedonas.

– Supozoj se ata u nisën në këtë rrugë “të armatosur” me guxim dhe durim për t’i rezistuar dyshimit, ndoshta edhe talljeve, kotësive dhe parashikimeve për një jetë të shkurtër të idesë për të lindur diçka të madhe dhe diçka që do të vazhdoj. A nuk është ky një mesazh?! – tha Kostadinovska-Stojçevska, e cila shtoi se festivalin e kanë ndërtuar breza të tërë që synojnë përsosmërinë, në mënyrë që “Vera e Ohrit” të vendoset në mesin e pesë festivaleve më të mira elitare në Evropë.

– Edhe për tre dekada të mbahet në këtë listë prestigjioze. Dhe vetë artistët e botës duan të marrin pjesë në “Verën e Ohrit”. Edhe nëse janë në listën e pritjes. A nuk është kjo një vërtetim?! Me falënderim për themeluesit, mundet vetëm me këtë fjali të ju japim mirënjohje “ia arritën qëllimit”, shtoi Kostadinovska-Stojçevska.

Ministrja e Kulturës theksoi rëndësinë e artit dhe, siç tha ajo, në botë ku lajmet e këqija dhe të rreme janë kryefjalë çdo ditë, lajmet kulturore po shkojnë gjithnjë e më poshtë, deri në pikën e padukshme.

– Fatmirësisht, optimistët dhe artistët  lajmet i lexojnë me renditje tjetër. Ata e dinë se pa art, jeta do të ishte një zbrazëti e padurueshme. Andaj “Vera e Ohrit” është një dhuratë – shtoi ajo, duke theksuar se ulëset prej gurit të “Teatrit Antik” janë dëshmi se kultura jonë është e lashtë.

– I tillë është Ohri ynë, me të drejtë – kryeqyteti ynë shpirtëror, kodi ynë kulturor i pashlyeshëm, djepi i shkrim-leximit mbarë-sllav. “Vera e Ohrit” është kartolina e tij më e mirë. “Vera e Ohrit” ka kohë që është në Evropë. Kontinenti i vjetër me shijen e tij të dalluar dhe për kulturën dhe artin, do ta përsëris me kënaqësi, e vlerësoj shumë këtë festival – shtoi Kostadinovska-Stojçevska.

Si vërtetim i nivelit të lartë cilësor dhe artistik, Festivali “Vera e Ohrit” që nga viti 1994 është pjesë e Asociacionit Evropian të Festivaleve, i mbështetur financiarisht nga Qeveria, Ministria e Kulturës, Komuna e Ohrit dhe nën patronazhin e presidentit të shtetit.

Festivalin e shpalli të hapur presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ndërsa zjarrin e festivalit e ndezi drejtoresha e “Verës së Ohrit”, Natasha Popoviq, e cila dy vite më parë mori titullin delegate nderi në Shoqatën e festivalëve te Evropës.

Mesazhin artistik këtë vit e pati artistja jonë e njohur Bisera Çadllovska – dirigjentja e parë femër në Operën dhe Baletin e Maqedonisë, e cila para pak kohësh festoi 20 vjetorin e veprimtarisë së saj artistike.

Artdashësit do të kenë mundësinë të shijojnë koncerte dhe shfaqje teatrale me artistë të njohur nga 20 vende të botës dhe sigurisht artistë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në 40 mbrëmje festivalesh.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе