Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot pasdite në Kretë po merr pjesë në Forumin e Rrugëve Kulturore të Këshillit të Evropës, në kuadër të të cilit mbahet ceremoni solemne për nder të anëtarëve të rinj, nga Maqedonia e Veriut Libania dhe Shqipëria.
Forumi i këtij viti do t’i dedikohet temës „ Shtigjet kulturore të Këshillit të Evropës: Mbrojtja e vlerave evropiane,trashëgimisë dhe dialogut“.
Republika e Maqedonisë së Veriut është zyrtarisht pjesë e Marrëveshjes për zgjerimin e pjesshëm të rrugëve kulturore për vitin 2022 nga 16 shtatori 2022, duke e bërë atë shtetin e 37-të anëtar të këtij segmenti të Këshillit të Evropës. Deri më tani, përmes disa kompanive, Maqedonia e Veriut ishte pjesë e Rrugës së Pemës së Ullirit dhe Rrugës së Verës, Iter Vitis.
Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në Forumin Hanja të Kretës, përveç fjalimit në ceremoninë me rastin e aderimit në Marrëveshjen për zgjerimin e pjesshëm të rrugëve kulturore, nesër do të marrë pjesë edhe në një panel diskutimi për promovimin i dialogut ndërkulturor. Në rend dite është edhe takimi me përfaqësuesit kryesorë të Shoqatës së Rrugës Kulturore Evropiane të vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, ku do të diskutohet për përfshirjen dhe pjesëmarrjen tonë në rrugën e edukatorëve sllavë.
Rrugët kulturore të Këshillit të Evropës u krijuan në vitin 1987 dhe deri më tani janë zhvilluar 48 rrugë. Ato janë një ftesë për të udhëtuar dhe për të zbuluar trashëgiminë e pasur dhe të larmishme të Evropës. Nëpërmjet tyre demonstrohen dhe zbatohen vlerat e Këshillit të Evropës: të drejtat e njeriut, diversiteti kulturor, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i ndërsjellë përtej kufijve.
Nëpërmjet këtij instrumenti, Këshilli i Evropës ofron aktivitete edukative, përfshirje, zhvillim dhe promovim të kulturës, turizmit, ekonomisë dhe të gjitha fushave të tjera përmes të cilave bashkohen vendet e Evropës.
Rrugët kulturore mbulojnë një sërë temash, nga arkitektura dhe natyra e deri te ndikimet fetare, nga gastronomia dhe trashëgimia jomateriale te figurat kryesore të artit, muzikës dhe letërsisë evropiane.
Nëpërmjet programit të tij, Këshilli i Evropës ofron një model për menaxhimin kulturor dhe të turizmit transnacional dhe lejon sinergjitë ndërmjet autoriteteve kombëtare, rajonale dhe lokale dhe një gamë të gjerë shoqatash dhe subjektesh socio-ekonomike.