Në pjesën jozyrtare të samitit “Ballkani i Hapur”, i cili ka në fokus kulturën dhe turizmin, mbrëmë mysafirët nga rajoni patën mundësinë të njihen me disa nga pamjet kulturore në bërthamën e vjetër të Ohrit. Shëtitja e natës filloi nga Kalaja e Samuelit, përmes Teatrit Antik, Galerisë së Ikonave dhe Shtëpisë së Robevcit.
Të ftuarit u njoftuan me një nga teknikat më të njohura të përpunimit të perlave të Ohrit përmes traditës që ruan familja e Filëve nga Ohri.
Në këtë shëtitje, Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti dhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Kulturës dhe Informacionit të Serbisë, Maja Gojkoviq, u entuziazmuan me teknikën e krijimit të perlës së famshme të Ohrit.
– Më vjen mirë që koleget e mia ministre u entuziazmuan me perlën e Ohrit, e cila është simbol i Ohrit. Si nikoqirë të mirë para fillimit të samitit donim që ta ndjejnë qytetin në mbrëmje duke u njohur me përmendoret tona kulturore, veçanërisht arkitekturën që ka vend të veçantë në trashëgiminë kulturore maqedonase, tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska.
Në paneli-sesionin e sotëm „Ballkani hapur, hapë kultura”, fjalim hyrës do të ketë zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, i cili me ministren e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, Elva Margariti, Ministre e Kulturës së Shqipërisë dhe Maja Gojkovic, zvëvendëskryeministre dh ministre Kulturës dhe Informacionit e Serbisë, do të diskutojë për rëndësinë e kulturës në suaza të inniciativës „Ballkani i Hapur”.