„Maqedonia e Veriut do të lidh marrëveshje për bashkëpunim me SHBA në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në drejtim të parandalimit të tregtisë ilegale me të mirat kulturore“, tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska e cila është pjesë e delegacionit qeveritar për marrëveshje Strategjike në Uashington, pas takimit me Debora Ller, kryetare e bordit të drejtorëve të Koalicionit të Antikiteteve e autorizuar nga Stejt Departamenti.
Ministrja Kostadinovska-Stojçevska dhe Ller e mbështetën iniciativën për nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale për eksportin e kontrolluar të materialeve arkeologjike dhe etnologjike nga Maqedonia e Veriut në SHBA.
-Me rëndësi të veçantë është bashkëpunimi me SHBA-në që e fillojmë dhe besoj që do të rezultojë me përfitime për shtetin në mbrojtjen e të mirave tona kulturore, shtoi ministrja Kostadinovska-Stojçevska.
Debora Ller në takim me ministren Kostadinovska-Stojçevska theksoi se Koalicioni I Antikiteteve ka më shumë se 10 vite që në mënyrë aktive punon në këtë tematikë dhe ka zhvilluar shumë mekanizma në të cilët janë të kyçur edhe shërbimet e sigurisë amerikane,me qëllim që të ndiqen dhe të detektohen veprat e eksportuara në mënyrë ilegale.
Në ndërkohë do të mbahet takim pune me asociacionin Koalicioni i Antikiteteve dhe të gjithë organet e tyre shoqëruese të cilët meren me këtë problematikë. Ministria e Kulturës, MPB dhe Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore intenzivisht do të punojnë në tekstin e marrëveshjes me institucionet përkatëse nga ana amerikane.
-Ato kanë më shumë eksperiencë, për dallim nga ne, ndërsa do të bashkëpunojmë edhe me grupin nga organizata joqeveritare që meret me çështje juridike dhe aktvendime juridike në lidhje me tregitnë e veprave artistike,fotografi, objekte, antikiteteve janë me qëllim që të na lehtësojë krijimin e aktvendimeve të reja ligjore, shton ministrja.
Në takim Kostadinovska-Stojçevska shprehu falënderim për mbështejten që kjo organizatë i ofroi Republikës së Maqedonisë së Veriut për ruajtjen e trashëgimisë kulturore maqedonase, përmes mekanizmave të Stejt Departamentit.