Shkupi mori titullin “Kryeqyteti i Kulturës Evropiane për vitin 2028”. Vendimin e ka bërë të ditur Komisioni Evropian sot në Bruksel, pas prezantimit të djeshëm të aplikacioneve të vendeve të përzgjedhura për këtë titull prestigjioz, ku fjalim kishte edhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska.
Shkupi mori besimin për organizimin e vitit në të cilin kultura maqedonase dhe evropiane do të festohet në kryeqytetin tonë dhe në vend kurse ishte në konkurrencë me Budvën e Malit të Zi.
“Përzgjedhja e Shkupit si kryeqytet i kulturës në Evropë për vitin 2028 është sukses i madh për kulturën maqedonase. Shkupi është i gatshëm t’i përgjigjet sfidës. Në fakt, Shkupi duket se është krijuar ndër shekuj për këtë sfidë. Nën flamurin evropian dhe maqedonas do të ngremë energjinë kreative që ajo të përhapet në të gjithë kontinentin. A ka vend më të mirë për këtë se Shkupi?”
Të gjithë shkupjanët dhe qytetarët maqedonas, pavarësisht nga përcaktimi i tyre etnik, fetar, gjinor, social, kulturor dhe çdo përcaktim tjetër, janë të bashkuar në kënaqësinë që qyteti i tyre, Shkupi ynë, do t’i hapë portat e tij gjerësisht dhe me kulturën e tij do të përqafojë kulturën e Evropës. Nga qendra e Evropës, direkt në zemër të Ballkanit”, tha ministrja Kostadinovska-Stojçevska pas shpalljes së vendimit.
Ekspertët nga Evropa vlerësuan përkushtimin e sinqertë të qytetit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndaj ekipeve të ekspertëve, në procesin shumëvjeçar të përgatitjes së aplikacionit dhe përkushtimin e vendit tonë në kultivimin e vlerave evropiane. Në këtë kontekst, ministrja e Kulturës, Kostadinovska-Stojçevska, tha se këtë titull e shohim si përfitim të përbashkët përmes të cilit e pasurojmë hartën shumëngjyrëshe identitare të Evropës me vlerat tona kulturore kombëtare dhe krijojmë hapësirë të përbashkët kulturore në të cilën të gjithë janë të mirëseardhuar.
“Shkupi nuk është rrugë me dy drejtime ku kulturat ndryshojnë. Nuk është as udhëkryq në të cilin ndonjë kulturë ka përparësi. Shkupi është pikëtakimi i kulturave dhe kombeve, i historisë dhe i së ardhmes, i monumenteve dhe lokaliteteve kulturo-historike që mbajnë plagët e fatkeqësive të shumta, tërmete, përmbytje, zjarre.
Por kur ke bazë të fuqishme kulturore dhe qytet me pasuri të madhe kulturore, kur ke banorë të qëndrueshëm dhe shumë miq, atëherë qyteti ngrihet përsëri. Prandaj Shkupi duhet të njihet mirë. “Shkupi nuk gjykohet me shikim të parë”, tha ministrja e Kulturës, Kostadinovska-Stojçevska, në Bruksel, pas shpalljes së Shkupit “kryeqytet i kulturës evropiane për vitin 2028”.
Në këtë projekt kapital për çdo qytet dhe shtet të Evropës, investimet bëhen vite përpara dhe pas përfundimit të vitit të manifestimit. Prandaj, në këtë prezantim, Qyteti i Shkupit dhe Qeveria prezantuan pikëpamjet e tyre të përbashkëta për kombinimin e të gjitha kapaciteteve infrastrukturore dhe kuadrove si dhe mjetet e nevojshme për përmbushjen e kërkesave dhe standardeve evropiane për prezantim dhe afirmim të suksesshëm të vlerave kulturore, sociale, ekonomike dhe turistike të vendit para botës.
Ministrja Kostadinovska-Stojçevska tha se kjo fitore e Maqedonisë është shembull i zbatimit të motos se kultura nuk njeh ndarje.
“Edhe pse unë dhe kryetari i komunës i përkasim dy këndvështrimeve politike jashtëzakonisht të ndryshme, do të thosha të kundërta, pikëpamja drejt vitit 2028 inkurajoi largpamësinë tonë dhe kulturën e dialogut. Sepse askush nga ne nuk e di se ku dhe çfarë do të jetë pas 5 viteve, por do ta dimë se ku ishim sot dhe nëse kemi bërë mjaftueshëm për kryeqytetin tonë dhe për qytetarët tanë.
Duke njohur thelbin, vlerën, por edhe peshën e titullit Kryeqytet i Kulturës Evropiane, Qeveria, nëpërmjet Ministrisë së Kulturës, është zotuar për mbështetje të pa-rezervë, si financiare, kadrovike dhe infrastrukturore. Të gjitha institucionet nacionale të kulturës do të jenë në shërbim të “Shkupit 2028”. Në të njëjtën kohë, bëjmë thirrje për mobilizim kreativ dhe skenën e pavarur kulturore, autorë të rinj, njerëz novatorë nga industritë kreative, sektori joqeveritar, punonjësit e turizmit, artizanët, bizneset lokale. Ne kemi potencial që, jam e bindur, nuk do të humbasë rastin të tregohet në versionin e tij më të mirë. Ky është investimi ynë i përbashkët në një vit të paharrueshëm, vit në të cilin Shkupi do të jetë kryeqytet i denjë dhe mbresëlënës i kulturës evropiane”, thotë ministrja Kostadinovska-Stojçevska.
Në drejtim të përgatitjeve të suksesshme për vitin kur në Shkup do të kryqëzohen kultura evropiane me atë vendase, Kostadinovska-Stojçevska theksoi se të gjitha angazhimet dhe rezultatet që ne si shtet dhe kulturë i arrijmë përmes bashkëpunimit rajonal, iniciativave, programeve – nga Procesi për bashkëpunimin e vendeve të Evropës Juglindore, përmes procesit të Berlinit deri tek nismat rajonale për Ballkanin Perëndimor, si dhe përvojës dhe mbështetjes shumëvjeçare të vlefshme përmes programit “Evropa krijuese” dhe pjesëmarrjes në “Shtigjet Kulturore të Evropës”.