Kostadinovska-Stojçevska: Karnavalin e Vevçanit e përkrahim me dinjitet, mbetemi rojtarë të traditës dhe kulturës maqedonase

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot mbajti konferencë për media me rastin e edicionit të ardhshëm të manifestimit tradicional “Karnevali i  Vevçanit 2024”, që do të mbahet nga 12 deri më 14 janar në Vevçan.

Kostadinovska-Stojçevska informoi se Ministria e Kulturës e njeh rëndësinë e karnavalit si thesar kulturor jomaterial dhe investon në zhvillimin e tij denjësisht.

“Para disa ditësh me kryetarin e komunës së Vevçanit, Koçovski lidhëm Marrëveshje për financimin e karnavalit të Vevçanit në vlerë prej 1.8 milionë denarë. 70% e shumës tashmë është transferuar nga Ministria e Kulturës në llogarinë e komunës para fillimit të karnavalit, me qëllim realizimin efikas të tij. Ne e njohim vlerën e karnavalit, autenticitetin e tij si ruajtës i traditës, kulturës dhe historisë maqedonase dhe si një nga ambasadorët tanë më të mëdhenj në botë”, tha ministrja e Kulturës.

Në konferencë për media folën kryetari i komunës së Vevçanit, Spase Koçovski dhe promotori i manifestimit, “shoumeni” i njohur Igor Xhambazov, i cili tha se karnavali i Vevçanit është krenari për Vevçanin, por edhe për mbarë vendin.

“Kështu mund të tregojmë se së bashku kujdesemi për trashëgiminë kulturore, se vazhdojmë t’i kultivojmë zakonet e përfaqësuara nga karnavali i Vevçanit, sepse duke e mbështetur karnavalin, që është atraksion kulturor turistik nga ky rajon, ne mbështesim frymën inovative të Vevçanit. Më duhet të them se mezi pres fillimin e vetë karnavalit dhe në pritje të atij edicioni të ri të repertorit të maskave, të nuses dhe dhëndrit, të muzikantëve, të djajve, të Augustit budalla si dhe komentet të reja satirike që janë korrigjim i shëndoshë për shoqërinë”, theksoi ministrja.

Edhe këtë vit, ngjarja do të shoqërohet me program të pasur muzikor, i cili fillon në mbrëmjen e 12 janarit ndërsa do të performojnë DJ Ampov, Young Daddy, Igor Xhambazov, Guru Hare Band kurse koncert do të mbajë grupi i njohur “Nokaut”. Mbrëmja e 13 janarit është e rezervuar për muzikën popullore dhe në skenë do të performojnë “Acoustic Band”, Naum Petreski dhe Orkestra e daulleve nga Vevçani dhe në fund Pero Volk dhe Koki Bioritam. Karnavali përfundon më 14 janar me vallëzimin e “Shën Vasilit” dhe djegie të maskave në qendër të Vevçanit.

Deklarata e ministres Kostadinovska-Stojçevska: https://youtu.be/nn_KHSAtKc8?si=GVGHab1lYeGioW0-

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе