Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot realizuan vizitë pune në komunën e Gjorçe Petrovit.
Vizita filloi në Qendrën e Kulturës “Gjorçe Petrov”, me një takim me përfaqësues nga Shoqëria Kulturo-Artistike “Gligor Përliçev” dhe Shoqata e arsimit dhe folklorit “Shtatë tetëshe”.
– investojmë në kulturë dhe kujdesemi për traditën. Ne investojmë në informacionin edukativ të brezave të rinj në fushën e folklorit dhe njohjen me krijimtarinë e pasur popullore që zotërojmë. Është mënyra më e mirë për të vazhduar ruajtjen e traditës, rrënjëve, gjuhës, kulturës maqedonase.
Duke folur për mbështetjen që Ministria e Kulturës ofron për projektet që inkurajojnë më të rinjtë që të bëhen pjesë e shoqërive dhe ansambleve kulturore dhe artistike, të cilat do të vazhdojnë traditën maqedonase, Kostadinovska-Stojçevska shtoi: “Vendosja e një lidhje kaq të fortë me traditën e vet krijon një bazë e shëndoshë për ruajtjen e identitetit maqedonas. Ndaj Ministria e Kulturës çdo vit shton mbështetjen për projekte në fushën e folklorit, projekte që janë me interes kombëtar dhe shtetëror”.
Në takimin me përfaqësuesit e shoqatës dhe shoqërisë kulturo-artistike, ministrja Kostadinovska-Stojçevska theksoi se shuma për financimin dhe mbështetjen e folklorit vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e mbështetjes së kulturës në tërësi.
– Buxheti i përgjithshëm për veprimtarinë folklorike për vitin 2023 arrin në 46,8 milionë denarë, prej të cilave mbi 41,5 milionë denarë janë ndarë vetëm për përkrahje të programit dhe shfrytëzuesve tjerë.
Mjetet e miratuara për projektet e konkursit për komunat dhe institucionet lokale, shoqatat, shoqëritë kulturore dhe artistike, ansamblet dhe personat fizik arrijnë në 24,2 milionë denarë, mjete përfitues të të cilëve janë shoqata a arsimit dhe folklorit “Shtatë tetëshe” dhe shoqëria kulturo-artistike “Gligor Përliçev –është shprehur Kostadinovska-Stojçevska.
Kostadinovska-Stojçevska shtoi se Ministria e Kulturës vazhdon edhe në të ardhmen të ndihmojë në ruajtjen e kulturës dhe traditës së popullit tonë dhe në të njëjtën kohë me përkushtim të punojë që të rinjtë të vazhdojnë ta përcjellin traditën te brezat e ardhshëm.
Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, pas vizitës, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me zgjedhjen e Qytetit të Shkupit për Kryeqytet të Kulturës në vitin 2028 dhe bartjen e përgjegjësisë për Sallën Universale, tha: “Salla Universale është ende nën juridiksionin e qytetit të Shkupit. Vendimi me të cilin Salla Universale duhet t’i kalojë Ministrisë së Kulturës deri në përfundimin e rikonstruksionit ende nuk është nënshkruar zyrtarisht nga kryetarja Danella Arsovska, edhe pse po bëhen të gjitha përpjekjet për përshpejtimin e procedurës. Ndryshe, procesi mbi të cilin bazohet titulli Kryeqytet i Kulturës Evropiane nuk ka të bëjë me rindërtimin e Sallës Universale”.
Ajo shtoi se Kryeqyteti Evropian i Kulturës është titull që skena kulturore dhe punëtorët e kulturës në Maqedoninë e Veriut e meritojnë plotësisht. Në këtë kontekst, nënshkruam Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Qytetit të Shkupit, ku Ministria e Kulturës i ofroi të gjitha resurset, gjegjësisht hapësinore dhe financiare, përveç garancisë së dhënë si përkrahës në Kryeqytetin Evropian të Kulturës për 2028..