Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, në kuadër të vizitës së saj të punës në Londër, sot u takua me Viktoria Billing, drejtoreshë për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Komonuellt (Commonwealth of Nations) dhe zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, si me drejtorin e rrjetit global të Këshillit Britanik, Çarli Voker.
Në takimin e Kostadinovska-Stojçevskës dhe Billing u rikonfirmua partneriteti dhe miqësia 30-vjeçare mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku ministrja e Kulturës theksoi vendosmërinë e fortë për zhvillimin dhe forcimin e partneritetit dypalësh me Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë kontekst, Kostadinovska-Stojçevska shprehu mirënjohje për mbështetjen në fushën e bashkëpunimit ekonomik si dhe për përkushtimin e fuqishëm të Mbretërisë së Bashkuar në procesin e integrimeve evropiane të vendit.
Si ministre e Kulturës, Kostadinovska-Stojçevska theksoi rëndësinë e shkëmbimit kulturor në përputhje me Marrëveshjen e nënshkruar në fushën e kulturës, e cila është kornizë ligjore për forcimin e shkëmbimit kulturor.
Kostadinovska-Stojçevska dhe Billing shprehën mirënjohje reciproke për bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se Maqedonia e Veriut është partner i rëndësishëm në marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar, me të cilën ndan të njëjtat vlera.
Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska- Stojçevska ndau me drejtorin e Këshillit Britanik, Voker, rolin jashtëzakonisht pozitiv të rrjetit global në vendin tonë. Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Këshillit Britanik mundësoi zhvillimin e industrisë kulturore dhe kreative në vendin tonë si dhe realizimin e një numri të madh të projekteve të përbashkëta përmes institucioneve nacionale në kulturë dhe arsim.
Ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska shprehu besimin se qasja rajonale në riorganizimin e Këshillit Britanik nuk do të jetë e dëmshme për bashkëpunimin tonë të suksesshëm, veçanërisht në fushën e industrive kreative. Në takim u diskutua për mundësitë për disponueshmëri më të madhe të programeve të Këshillit Britanik në vendin tonë dhe u intensifikuan fushatat për afirmimin e tyre.
Takimi, i cili u zhvillua në një atmosferë të këndshme, ishte mundësi për të diskutuar për lidhjen e turizmit me trashëgiminë kulturore, si dhe për interesin në rritje të britanikëve për vendin tonë.
Vizita e ministres së Kulturës në Mbretërinë e Bashkuar vazhdoi në Fakultetin e Studimeve Sllave dhe Evropës Lindore në kolegjin universitarë në Londër.
Pasdite, Kostadinovska-Stojçevska do të ketë takim me kreun e Festivalit të Filmit për gra mbi 50 vjeç (WOFFF), ndërsa në ora 18:00 do të ketë koncert solemn me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Mbretërinë e Bashkuar, ku ministrja e kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, dhe e dërguara speciale për Ballkanin Perëndimor e kryeministrit britanik, Llord Piç, i cili është mik i madh dhe i sinqertë i Maqedonisë së Veriut dhe njohës i shkëlqyer i rrethanave në vend dhe rajon.