Në suaza të Samitit „Ballkani Hapur“ që mbahet sot në Beograd, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevsla dhe ministret e linjës së Shqipërisë dhe Sërbisë, Ellva Margariti dhe Maja Gojkoviq, nënshkruan Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim në fushën e kinematigrafisë dhe aktiviteteve audiovizuele në Ballkanin Perëndimor.
„Me këtë dokument kontribuojmë kundrejt përforcimit dhe përhajpjes së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë në fushën e kinematografisë dhe aktiviteteve audiovizuele në rajon. Në këtë mënyrë lehtësohet komunikimi në sferën e kinematografisë si dhe nxiten zhvillimi kulturor dhe ekonomik me të ardhme të qëndrueshme edhe në departamentet e artistëve dhe profesionistëve të filmave nga Ballkani Perëndimor“, thotë ministrja Kostadinovska-Stojçevska.
Të tre vendet e „Ballkanit të Hapur“, përmes kësaj iniciative për zgjerim në fushën e kinematografisë dhe arteve audiovizuele, kanë parasysh rëndësinë që ka ky sektor në zhvillimin e industrive kreative dhe mobilititetin e artistëve dhe profesionistëve të filmave, si dhe dhënien e shërbimeve për nevojat e bashkëprodhimeve kinematografike në tregun e Ballkanit Perëndimor.
Kostadinovska-Stojçevska theksoi se Memorandumi na mundëson promovimin e trashëgimisë kinematografike të përbashkët dhe shtoi: „Përmes kësaj mënyre të bashkëpunimit do të fitojmë shkëmbim të praktikave dhe eksperiencave më të mira, gjë që mundëson zhvillim të kulturës së filmit në Ballkanin Perëndimor, përforcim në fushën e prodhimit dhe të promovimit të filmit, avancimin e bashkëprodhimeve, organizim të projekteve dhe ngjarjeve të përbashkëta. Do të formohet fond bashkëprodhimi i përbashkët ’Ballkani Hapur‘ për profesionistët e filmit, ndërsa do të lehtësohet edhe aplikimi i përbashkët për fonde të tjera, do të zgjerohet dhe forcohet shpërndarja dhe do të përfitohen numër i madh përfitimesh tjera për përmirësimin e këtij segmenti të rëndësishëm të kulturës në rajon“.
Pas mbarimit të Samitit, do të mbahet mbrëmja maqedonase si pjesë e aktiviteteve promovuese të prodhimeve maqedone, verave, ushqimit dhe pasurive kombëtare interesante për turistët, nikoqir i së cilës është kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa do të marrin pjesë përfaqësues të shoqërive afariste dhe të qeverive të Sërbisë, Shqipërise dhe të Maqedonisë së Veriut, të pranishëm në Panairin e verës, ushqimit dhe turizmit „ Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur“ në Beograd.