Në Stacionin e ri hekurudhor, objekt që është një nga simbolet më të njohura të ndërtimit të Shkupit, pas tërmetit katastrofik, mbrëmë u mbajt manifestimi “Borko Llazeski – art i qasshëm për të gjithë”, ku projeksionet dixhitale të skicave nga fragmentet e tij u prezantuan “Afresku i LNÇ-së”, si pjesë e rëndësishme e kujtimit të Shkupit të vjetër.
Në prag të 60-vjetorit të tragjedisë për qytetin, kryetari i shtetit Stevo Pendarovski dhe familja e Borko Llazeskit promovuan iniciativën për restaurimin e veprës përkujtimore të Borko Lazeskit, “Afresku i LNÇ-së”, i cili, deri në tërmetin e vitit 1963 ishte pjesë e sallës së stacionit të vjetër hekurudhor në Shkup.
Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në manifestimin theksoi se Llazeski në vetvete është një figurë monumentale për artin bashkëkohor maqedonas, i cili ka arritur të bashkojë traditat e ndryshme artistike – traditën e pikturës afreske maqedonase, ndikimet e traditës monumentaliste botërore, artin e Uiliam Bllejk ose muralistët meksikanë.
– Duke marrë parasysh të gjitha cilësitë dhe aspektet domethënëse të “Afreskut të LNÇ-së”, mirëpres përzemërsisht iniciativën për rinovimin e kësaj vepre. Instalimi i tij do të jetë një akt që do të vërtetojë se kultura maqedonase është në gjendje të krijojë raport me traditën e saj, të njohë dhe ringjallë vlerat e saj autentike – tha Kostadinovska-Stojçevska.
Ajo shtoi se Ministria e Kulturës përmes institucioneve kompetente po bën përpjekje për ruajtjen e veprës së Borko Llazeskit.
– Borko Llazeski preferoi hapësirat publike për ekspozimin e veprave të tij që të jetë në komunikim me qytetarët, gjë që është e inkorporuar në politikat tona kulturore – me të cilat duam që kultura të prekë të gjithë qytetarët dhe anët e vendit. Ministria e Kulturës është e detyruar të mbështesë të gjithë autorët që punojnë për realizimin e këtij misioni. Si më parë, edhe në të ardhmen mbetemi partner dhe mik i artistëve maqedonas sepse krijimet e tyre, përveçse interpretojnë botën në të cilën jetojmë, janë edhe mënyra jonë e komunikimit me pjesën tjetër të botës – tha Kostadinovska-Stojçevska.
Manifestimit iu drejtuan edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, drejtori i NP Infrastrukturës, Zoran Trifunovski, Rosica Llazeska, vajza e Borko Llazeskit, si dhe Vlladimir Jançevski, historian i artit.