KONKURSE VJETORE PËR VITIN 2022

од Martin Krzhaloski

Në bazë të nenit 62 оtë Ligjit për kulturë („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 31/98, 49/03, 82/05, 24/07, 116/10, 47/11, 51/11, 136/12,  23/13, 187/13, 44/14, 61/15, 154/15, 39/16 и 11/18), Ministria e Kulturës shpall

 

KONKURSET VJETORE PËR FINANCIMIN E PROJEKTEVE ME INTERES NACIONAL SIPAS SFERAVE DHE AKTIVITETE TË CAKTUARA NË KULTURË PËR VITIN 2022

 

INFORMATA TË PËRGJITHSHME

Ministria e Kulturës në konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në fusha të caktuara dhe aktivitete në kulturë për vitin 2022 (në tekstin e mëtejshëm: konkurset vjetore) do të mbështesë projekte të cilat janë në funksion të zhvillimit, promovimit dhe afirmimit të kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në sferat dhe veprimtaritë vijuese:

  • arte vizuale, arkitekturë dhe dizajn;
  • veprimtaria e dramës;
  • mbrojtja e trashëgimisë kulturore (veprimtaria e muzejeve dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të paluajtshme, veprimtarisë bibliotekare, mbrojtes së trashëgimisë kulturore dhe të mirave materiale);
  • projekte interdisiplinare;
  • literaturë dhe veprimtari botuese;
  • manifestime dhe festivale nga sfera e kulturës.
  • muzikore, veprimtari skeniko-muzikore;
  • bashkëpunim ndërkombëtar;

 

Pjesë përbërëse e konkurseve vjetore janë fletëparaqitjet për projekte në sfera të caktuara dhe aktivitete.

  1. PJESËMARRJA NË KONKURSET VJETORE

Të drejtë pjesëmarrje në konkurset vjetore kanë persona juridikë dhe fizikë, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nën persona juridikë nënkuptohen institucione nga sfera e kulturës (lokale ose private), njësi të vetëqeverisjes vendore, shoqata, shoqëri, asociacione, shoqëri tregtare, tregtarë individualë dhe subjekte të tjera juridike të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në pajtim me ligjin.

Personat juridikë dhe fizikë të cilët kanë pasur mbështetje të projekteve nga Ministria e Kulturës në vitet paraprake, duhet t’i kenë ploëtsuar të gjitha obligimet në pajtueshmëri me marrëveshjet e bëra me Ministrinë e Kulturës. Fletëparaqitjet e dorëzuara në konkurset vjetore nga ana e këtyre subjekteve juridike dhe fizike nuk do të merren në shqyrtim.

Projektet që do të realizohen gjatë vitit 2022 detyrimisht duhet të realizohen në pajtim me aktet me të cilat vërtetohen rekomandimet preventive, masat kohore, masat rregullative, protokollet e dedikuara, plane dhe algoritme të vendosura për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundja infektive COVID – 19 e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, rastet dhe periudhat kohore për zbatimin e tyre, të sjella nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë e Shëndetësisë.

 

Në konkurset vjetore NUK marrin pjesë institucione nacionale nga sfera e kulturës.

Personat juridikë me përjashtim të institucioneve lokale, mund të konkurrojnë më së shumti në 2 (dy) sfera nga 2 (dy) projekte, përkatësisht një person i njëjtë juridik mund të dorëzojë më së shumti 4 katër) projekte.

Përsonat fizikë mund të konkurrojnë më së shumti në 2 (dy) sfera me nga 1 (një) projekt, përkatësisht një person i njëjtë fizik mund të konkurrojë më së shumti me 2 (dy) projekte.

Në sferën e literaturës dhe veprimtarisë botuese, personat juridikë mund të konkurrojnë  më së shumti me gjithsej 10 (dhjetë) projekte, ndërsa personat fizikë me nga 1 (një) projekt.

 

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta, të cilat dorëzuesi i fletëparaqitjes duhet t’i plotësojë, janë të përcaktuara në konkurset vjetore.

Dokumentacioni i nevojshëm obligativ, me të cilin dëshmohet plotësimi i kushteve të përgjithshme dhe të veçanta është i përcaktuar në fletëparaqitje, të cilat janë pjesë përbërëse e konkurseve vjetore.

 

Nuk do të merren në shqyrtim fletëparaqitjet në vijim:

– të dorëzuara pas skadimit të afatit të përcaktuar në konkurset vjetore;

– të cilat nuk përkojnë me fushën, përkatësisht aktivitetin e projektit;

– të cilët nuk janë pjesë përbërëse të konkurseve vjetore;

– të dorëzuara në formë të shtypur në arkivin e Ministrisë së Kulturës ose me postë;

– të dorëzuara në adresa elektronike të të punësuarve në Ministrinë e Kulturës;

-jo të plotësuara tërësisht (të gjitha grafet duhet të jenë të plotësuar me të dhënat adekuate).

– për ato të cilat nuk është dorëzuar dokumentacioni obligativ i përcaktuar në fletëparaqitje, të cilat janë pjesë përbërëse e konkurseve vjetore.

 

  1. KRITERE DHE MASA NË BAZË TË TË CILAVE DO TË BËHET VLERËSIMI I PROJEKTEVE

Kriteret dhe masat për vlerësimin e projekteve janë të përfshira në konkurset vjetore.

 

  1. PËRQINDJA E PJESËMARRJES SË MINISTRISË SË KULTURËS NË FINANCIMIN E PROJEKTEVE

Përqindja e pjesëmarrjes së Ministrisë së Kulturës në financimin e projekteve është në pajtim me mjetetet e parashikuara për financim të projekteve me interes nacional në buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 në sfera të caktuara dhe aktivitete.

 

  1. AFATI PËR DORËZIMIN E FLETËPARAQITJEVE

Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve është i përcaktuar në konkurset vjetore.

 

  1. INORMATA TË TJERA
    5.1. Mënyra e aplikimit

Aplikimi në konkurset vjetore bëhet me dorëzimin e aplikimit elektronik, të përcaktuar në udhëzimet për përdorim të vendosura në linket:

UserManualMK.pdf (kultura.gov.mk)

UserManualAL.pdf (kultura.gov.mk)

Plotësimi i aplikimit për konkurset vjetore do të ketë qasje elektronike nëpërmjet  faqes së internetit të Ministrisë së Kulturës:

www.kultura.gov.mk

ose drejpërdrejtë në linkun:

Најави се – Министерство за култура на Република Северна Македонија (kultura.gov.mk)

Fletëparaqitjet sipas sferave dhe aktiviteve të caktuara, të cilat janë pjesë përbërëse të konkurseve vjetore, janë të shpallura në veb-faqen e Ministrisë së Kulturës

Për secilin projekt dorëzohet fletëparaqitje e caktuar.

 

5.2. Njoftim për rezultatet e konkurseve vjetore

Për rezultatet e konkurseve vjetore, dorëzuesite fletëparaqitjeve do të njoftohen në pajtim me Ligjin për kulturë. Rezultatet nga konkurset vjetore do të shpallen edhe në veb-faqen e Ministrisë së Kulturës.

Rezultatet e shpallura nga konkurset vjetore do të përmbajnë informacione për bartësin e projektit, titullin e projektit, dhe mjetet e miratuara për realizimin e projektit.

 

5.3. Informata plotësuese

Informata plotësuese në lidhje me konkurset vjetore mund të merren nga adresat vijuese elektronike:

 

Artet vizuale, arkitekturë dhe dizajn

Marija Stançevska- Gjorgova, Mariela Micevska-Axhigogova

vizuelniumetnosti@gmail.com

 Veprimtaria e dramës

Snezhana Ivanova-Kitanova, Besim Ibrahimi

snezana.ik@kultura.gov.mk, besim.ibrahimi@kultura.gov.mk

 Mbrojtja e trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe mbrojtja e të mirave materiale,  veprimtaria bibliotekare, veprimtaria e muzejeve dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore jomateriale

Elena Pavlova, Davça Spasova

zastita@kultura.gov.mk

Refik Bajrami, Ibush Abazi

muzejska@kultura.gov.mk

Lumturije Zajazi

bibliotecna@kultura.gov.mk

 Projekte interdisciplinare

Aleksandra Sever

kreativniindustrii.kultura@gmail.com

 Letërsi dhe veprimtari botuese

Vesna Gjurovska, Isnie Berisha

sektor.kniga@kultura.gov.mk

Manifestime dhe festivale nga veprimtaria e dramës

Snezhana Ivanova-Kitanova, Besim Ibrahimi

snezana.ik@kultura.gov.mk, besim.ibrahimi@kultura.gov.mk

 Manifestime dhe festivale nga muzika dhe veprimtaria skeniko-muzikore

Mandika Niça, Aneta Kirkova

muzickadejnost@gmail.com

Manifestime dhe festivale nga sfera e folklorit

Besim Memishi, Kemal Stafa, Adil Alush

besim.memish@kultura.gov.mk

folklor.muzika@gmail.com

Manifestime dhe festivale nga sfera e literaturës dhe veprimtarisë botuese

Vesna Gjurovska, Isnie berisha

sektor.kniga@kultura.gov.mk

Muzikë, veprimtaria skeniko-muzikore

Mandika Niça, Aneta Kirkova

muzickadejnost@gmail.com

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Lubica Stefanovska, Lulzim Selmani 

lj.stefanovska@kultura.gov.mk

lulzim.selmani@kultura.gov.mk

 Folklor

Besim Memishi, Kemal Stafa, Adil Alush

besim.memish@kultura.gov.mk

folklor.muzika@gmail.com

Informata plotësuese për mënyrën e aplikimit në aplikacionin elektronik mund të merni cdo ditë nga ora 09.00 – 16.00 në numërat e telefonit në vijim:  

071 320 881 dhe 070 272 201

 

Ministria e Kulturës

KONKURS VJETOR për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë nga sfera e arteve vizuale, arkitekturës dhe dizajnit për vitin 2022 me fletëparaqitje për projekt nga sfera e arteve vizuale, arkitekturës dhe dizajnit për vitin 2022

KONKURS VJETOR për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë nga sfera e veprimtarisë së dramës për vitin 2022 me fletëparaqitje për projekt nga sfera e veprimtarisë së dramës për vitin 2022

KONKURSI VJETOR për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë nga sfera e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore për vitin 2022 me fletëparaqitje nga sfera e mbrojtjes trashëgimisë kulturore për vitin 2022

KONKURSI VJETOR për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë nga sfera e literaturës dhe veprimtarisë botuese për vitin 2022 me fletëparaqitje për projekt nga fusha nga sfera e literaturës dhe veprimtarisë së botuese për vitin 2022

KONKURS VJETOR për financimin e projekteve interdisciplinareme interes nacional në kulturë për vitin 2022 me fletëparaqitje për projekt interdisciplinar për vitin 2022

KONKURS VJETOR për financimin e manifestimeve dhe festivaleve me interes nacional në kulturë për vitin 2022 me fletëparaqitje për projekt nga sfera e manifestimeve dhe festivaleve për vitin 2022

KONKURSI VJETOR për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë nga sfera e bashkëpunimit ndërkombëtar për vitin 2022 me fletëparaqitje për projekt nga sfera e bashkëpunimit ndërkombëtar për vitin 2022

KONKURS VJETOR për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë nga sfera e muzikës dhe veprimtarisë skeniko-muzikore për vitin 2022 me fletëparaqitje për projekt nga sfera e muzikës dhe veprimtarisë skeniko-muzikore për vitin 2022

KONKURS VJETOR për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë nga sfera e folklorit për vitin 2022 me fletëparaqitje për projekt nga sfera e folklorit për vitin 2022

 

 

 

 

 

 

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе