Në kuadër të edicionit të 64-të të “Verës së Ohrit”, publiku do të mund të shijojë paraqitjen e muzikantit më të njohur maqedonas rock, pop dhe xhaz, virtuozi në kitarë Vllatko Stefanovski.
Stefanovski është themelues i “Vllatko Stefanovski Trio” dhe një nga themeluesit e grupit “Leb i Sol”, në të cilin ishte kitarist, vokalist, kompozitor dhe autor tekstesh. Gjatë ekzistencës së tij njëzetvjeçare, grupi “Leb i Sol” ka regjistruar 12 albume, një përmbledhje të dyfishtë dhe muzikë për qëllime të ndryshme- për shfaqje filmike dhe teatrale, si dhe për seri televizive.
Gjatë karrierës së tij të gjatë muzikore Stefanovski ka fituar disa çmime, si Çmimin e estradës jugosllave, Çmimin për arritje jetësore “Vlerat e përhershme në Maqedoni”, çmimin “Steriino Pozorje” për muzikën në shfaqjen “Çlirimi i Shkupit”, tre çmime “Gramafoni i Artë” në festivalin “Mesam ’87” dhe Kartën e qytetit të Çikagos.
Koncerti i mbrëmjes së sotme do të mbahet në skenën e Teatrit Antik me fillim nga ora 21:00.