“Dashuria ime e pavdekshme” titullohet koncerti i Orkestrës së Filarmonisë, i cili do të mbahet sonte (5 dhjetor), në orën 20:00, në të cilin si soliste do të performojë violonçelistja Monika Leskovar nga Kroacia. Dirigjent është Lubnan Balbaki nga Libani.
Programi përfshin poemën simfonike “Apoteoza” të kompozitorit maqedonas Mihajllo Nikollovski, Koncertin për violonçel dhe orkestër në A minor nga Antonin Dvorzhak dhe Simfoninë nr. 3 nga Luduig van Betoven.