Kuinteti frymor i Shkupit sot do të performojë në Katedralen e njohur “Shën Anna” (Annakirche) në qendër të Vjenës, ndërsa nesër me koncert do të paraqitet në Murska Sobota (Slloveni).
Kuintet frymor i Shkupit në koncertet në Austri dhe Slloveni do të prezantojë vepra nga letërsia botërore për këtë lloj ansambli të Odës si dhe vepra të autorëve maqedonas. Koncertet realizohen me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit si dhe Ambasadës së Maqedonisë në Vjenë dhe Konsullatës së Nderit të Maqedonisë në Slloveni.
Kuinteti frymor i Shkupit është një nga ansamblet më të vjetra të Odës në Maqedoni që ekziston për mbi 40 vjet dhe në të cilin tani performojnë gjenerata e tretë e muzikantëve të shquar, përkatësisht Marija Jakimovska – flaut, Vasill Atanasov – oboe, Risto Gjorevski – klarinetë, Orce Ickovski – fagot dhe Aleksandar Goshev – kornë.