Të mërkurën, me fillim nga ora 20:00, Orkestra e filarmonisë së Maqedonisë do të mbajë koncertin e saj të Pashkëve të titulluar “Per Aspera ad Astra” (Nëpër gjemba te yjet). Në koncert do të shfaqet performanca e parë e “Meshës në C mol”, kryevepër vokalo-instrumentale nga Wolfgang Amadeus Mozart.
Dirigjente është Rebecca Tong nga Indonezia, ndërsa solistë do të jenë sopranot Milena Arsovska dhe Gonca Bogoromova Krapovski, tenori Bllagoj Nacoski dhe basi Igor Durllovski. Do të performojë edhe kori “Edikt” nga Nishi.