Orkestra e Filarmonisë, të mërkurën, në ora 12, premierë do ta shfaqë koncertin për fëmijë “Ushtari i plumbit” nën muzikë të kompozitorit maqedonas Filip Ivanov. Dirigjent është Borjan Canev, ndërsa rrëfyes është aktori Martin Jordanovski.
Shfaqja premierë e kësaj vepre muzikore nga Filip Ivanov, e frymëzuar nga rrëfimi fantastik i Andersenit, do të përcillet nga fëmijët përmes vizite të organizuar nga shkollat fillore.