Treshja “Chambers”, me koncertin “Ura ndërmjet valsit klasik austriak në kohën moderne maqedonase 7/8”, i dha audiencës së madhe në Zagreb rrugëtim unik muzikor që lidh elegancën e valsit austriak me intensitetin ritmik të taktit maqedonas shtatë-tetësh.
Para fillimit të manifestimit, fjalë përshëndetëse mbajti ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Kroaci, Milaim Fetai, ndërsa prezantimin hyrës të programit e mbajti drejtoresha e QIK-ut të Maqedonisë në Zagreb, Mimi Gjorgoska-Ilievska.
Para të pranishmëve folën artistët Gjorgi Petrushevski, Jordan Petrushevski dhe Mila Janevska.
Drejtoresha e QIK në Zagreb, Mimi Gjorgoska Ilievska, theksoi se ky koncert, i cili ofron gamë të gjerë emocionesh përmes zhanreve të ndryshme të muzikës klasike, dërgon mesazh për ruajtjen e aftësive dhe respektit të ndërsjellë të kulturave. Ajo shtoi se programi përmes kombinimit të valsit të bukur austriak dhe ritmit tonë maqedonas hap rrugën për promovimin e kulturës së pasur maqedonase.
Duke ndërthurur hirin e njohur të valsit dhe energjinë dinamike të ritmit shtatë-tetëshe, Jordan Petrushevski, Mila Janevska dhe Gjorgi Petrushevski shkaktuan emocione të forta te të pranishmit, të ndjekur nga duartrokitje të forta.
Koncerti u përcoll nga mysafirë të shumtë nga publiku kulturor kroat, përfaqësues të trupit diplomatik, kryeprifti Stavrofor i KOM-it në Republikën e Kroacisë, Kirko Velinski dhe përfaqësues nga Këshilli për pakicën kombëtare maqedonase për qytetin e Zagrebit. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe drejtoresha e Qendrës Kulturore Austriake në Zagreb, Marina Kristof.