Në kuadër të programit muzikor të Qendrës së Kulturës “Marko Cepenkov” në Prilep, sot, të martën (11 shkurt), me fillim nga ora 19:00, në holl, do të mbahet koncerti gjithë mbrëmje i tenorit të operës Ilija Belistojanoski, i shoqëruar nga Darko Marinovski në piano. Publiku do të mund të shijojë një sërë ariesh operistike me famë botërore.
Ilija Belistojanoski është lindur në Prilep, ku kreu arsimin fillor. Më pas regjistrohet në Shkollën shtetërore të muzikës në Manastir, dega e teorisë së muzikës. Shkollimin e mëtutjeshëm e vazhdoi në Akademinë e Muzikës në Shtip, në klasën e këngëtarit të njohur operistik, prof. Boris Trajanov.