Të enjten, me fillim nga ora 20:00, orkestra e Filarmonisë Nacionale do të mbajë koncert në kuadër të festivalit “Ditët e muzikës maqedonase”, në të cilin si solist do të marrin pjesë pianistja Maja Kastratoviq, flautistja Zllatka Miteva dhe oboisti Vlladimir Llazarevski.
Dirigjente është Bisera Çadllovska, kurse programi përfshin “Pasakalja me temë prej Bozhidar Apih” nga Tomisllav Zografski, “Uvertira” për orkestër simfonike nga Dimçe Nikolleski, “Koncert in 5” për piano dhe orkestër simfonike nga Aleksandar Lekovski, “Pastorali” për flaut, oboe dhe orkestër ode të Bllagoja Ivanovskit dhe “Kënga e Vjetër” – për skenat e koncertit për orkestër simfonike nga Tome Mançev.