Në sallën e Filarmonisë nesër mbrëma (30 nëntor) në orën 20:00, Orkestra Kombëtare e Xhazit do të mbajë koncertin “Golden Rock Swings”.
“Bëhuni gati për një eksperiencë unike muzikore që do të kombinojë hitet më të mira të rock-ut me magjinë e xhazit. Orkestra e xhazit do të prezantojë këngët legjendare të rock-ut në një dritë krejtësisht të re, përmes aranzhimeve virtuoze të xhazit. Kjo mbrëmje do të jetë e mbushur me energji, pasion dhe mjeshtëri muzikore që do t’ju lënë pa frymë”, njoftoi Orkestra Kombëtare e Xhazit.
Të ftuar ekskluziv në koncert do të jenë Branisllav Nikollov nga “Foltin”, John Ilia Apelgren dhe Svetllana Jovanovska.