Koncert i Filarmonisë me violinistin Mark Buçkov, “Violina Magjike”

од admin_kult

Orkestra e filarmonisë nacionale sonte me fillim nga ora 20:00 do të mbajë koncertin “Violina magjike”, ku solist do të jetë violinisti më i mirë belg Marc Buçkov, i drejtuar nga maestro Sasho Tatarçevski.

Programi përfshin uverturën “Oberon” nga K.M. Weber, Koncerti për Violinë dhe Orkestër Nr. 3 në G major nga W.A. Mozart dhe Simfonia Nr. 5 “Reformimi” në D minor, Op. 107 e F. Mendelssohn.

Violinisti belg me origjinë ruso-ukrainase, Marc Buçkov, cilësohet nga kritika si muzikant i sofistikuar me vetëbesim të patëmetë, por edhe si një nga artistët multifunksional dhe unik të brezit të ri. Karriera e tij ndërkombëtare është e pasur dhe përfshin shfaqje me orkestra dhe dirigjentë kryesorë në të gjithë Evropën.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе