Komisioni Europian publikoi thirrjen për kategorinë “Platformat europiane për promovimin e artistëve në ngritje” në kuadër të programit “Europa kreative – nënprogrami kultura”. Afati i fundit për dorëzimin e propozim-projekteve është 31 janari 2024 (deri në orën 17:00 sipas kohës së Evropës së mesme)

од admin_kult

Për këtë thirrje për periudhën 2024-2027 janë siguruar mjete në shumën  prej 47.400.000 eurosh, të cilat do të ndahen me këste vjetore dhe do të varen nga mjetet buxhetore në dispozicion.

Kategoria mbështet projekte që synojnë promovimin e artistëve të rinj evropianë dhe veprat e tyre, përmirësimin e dukshmërisë së tyre ndërkombëtare dhe lehtësimin e qarkullimit të tyre. Projektet duhet gjithashtu të përmirësojnë qasjen dhe pjesëmarrjen në ngjarje dhe aktivitete kulturore, duke rritur angazhimin dhe zhvillimin e audiencës. Ato duhet të hartohen dhe zhvillohen në mënyrë që të kontribuojnë në zbatimin e prioriteteve të politikave të BE-së në fushën e kulturës, veçanërisht ato që lidhen me kushtet e punës së artistëve.

Kategoria “Platformat evropiane” dedikohet për të gjitha organizatat që operojnë në sektorët kulturorë dhe kreativ. Projektet që përfshijnë ekskluzivisht organizata nga sektori audiovizual, nuk janë të kualifikuara për pjesëmarrje në këtë kategori.

Projektet duhet të krijojnë platforma të përbëra nga koordinator-organizatë e projektit dhe organizata anëtare të platformës, me strategji të përbashkët për programim dhe brendim.

Temat dhe prioritetet

Propozim-projektet duhet të mbulojnë tema të kryqëzuara: (i) gjithëpërfshirje dhe ndryshim, veçanërisht barazi gjinore dhe (ii) gjelbërimi i Europës kreative.

Prioritetet konkrete

  • Artistët dhe profesionistët e kulturës në drejtim të përforcimit të sektorëve kulturor dhe kreativ

Në kontekstin aktual, nevoja për të promovuar korniza të barabarta, gjithëpërfshirëse dhe të llojllojshme që mbështesin karrierën e artistëve në ngritje dhe profesionistëve kreativ të kulturës është e dukshme. Propozim- projektet duhet të përfshijnë mënyra efektive për të siguruar dhe promovuar kushte më të mira pune dhe shpërblim më të drejtë, zhvillimin e aftësive dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës, si dhe lirinë artistike. Për këtë, aplikuesve u rekomandohet të konsultojnë raportin e BE-së mbi “Statusin dhe kushtet e punës së artistëve dhe profesionistëve kreativ të kulturës”.

  • Kultura për njerëzit në drejtim të përforcimit të pjesëmarrjes kulturore dhe rolit të kulturës në shoqëri

Me këtë prioritet, aplikuesit duhet të propozojnë aktivitete specifike për ngritjen e kapaciteteve të sektorëve kulturorë dhe kreativ për të përmirësuar pjesëmarrjen në kulturë si dhe angazhimin dhe zhvillimin e audiencës që ndihmojnë në promovimin e qytetarisë, vlerave dhe demokracisë. Propozim-projektet duhet t’i marrin parasysh aspektet e dobishme të kulturës për shëndetin dhe mirëqenien, veçanërisht shëndetin mendor.

  • Kulturë për partneritete bashkëkreative në drejtim të përforcimit të dimensionit kulturor të marrëdhënieve të jashtme të BE-së.

Në lidhje me këtë prioritet, aplikuesit duhet të propozojnë aktivitete specifike që do t’i ndihmojnë profesionistët e kulturës dhe artistët në ngritje të jenë (më)aktivë jashtë kufijve të BE-së, brenda dhe jashtë vendeve pjesëmarrëse të “Europës kreative” dhe të kontribuojnë në përforcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare kulturore.

  • Kulturë për transformim digjital për të ndihmuar sektorët kulturorë dhe kreativ të Europës të përfitojnë plotësisht nga teknologjitë e reja për të përmirësuar konkurrencën e tyre.

                Në lidhje me këtë prioritet, aplikuesit duhet të propozojnë veprime konkrete për të ndihmuar profesionistët dhe artistët në ngritje që t’i pranojnë në mënyrë kritike dhe kreative teknologjitë dhe ndryshimet e reja të nxitura nga transformimi digjital bazuar, ndër të tjera, në Strategjinë digjitale të BE-së.

Propozimet duhet të paraqesin analizë të plotë të nevojave dhe të demonstrojnë se si adresohen prioritetet e mësipërme dhe çështjet e kryqëzuara.

Aktivitetet e platformës  

Aplikuesit duhet të propozojnë strategji të qëndrueshme për koordinimin dhe menaxhimin e platformës, si dhe për aktivitetet e përbashkëta të anëtarëve.

Aktivitetet e përbashkëta të anëtarëve

  • Promovimi, shënimi dhe përforcimi i llojllojshmërisë së repertorit artistik europian duke zhvilluar programe të përbashkëta europiane të artistëve të rinj jokombëtarë në zhvillim.
  • Promovimi i një mjedisi të drejtë, gjithëpërfshirës dhe të llojllojshëm për artistët e rinj, veçanërisht në drejtim të gjetjes së mënyrave efektive për të arritur kushte më të mira pune dhe shpërblim të drejtë.
  • Kontributi në ndërtimin e shoqërive më elastike dhe të qëndrueshme dhe nxitja e harmonizimit të nevojshëm të praktikave. Propozim-projektet duhet të vërtetojnë se parashikohet strategji dhe metodologji progresive për ndërtimin e praktikave të qëndrueshme si dhe mjete që mundësojnë monitorimin e këtij zhvillimi.
  • Zhvillimi i një strategjie të fortë të përbashkët komunikimi dhe brendimi që do të vendosë shenjë europiane për cilësi.
  • Përforcimi i të mësuarit dhe rrjetëzimit mes kolegëve, veçanërisht me platforma të tjera dhe projekte, veprime dhe nisma të tjera të mbështetura nga Europa kreative.

Koordinimi dhe menaxhimi  i platformës

  • Të sigurohet mbështetje financiare për anëtarët nëpërmjet mekanizmit të grant-mekanizmit të shkallëzuar.
  • Të ritet dimensioni europian dhe llojllojshmëria e anëtarësimit duke zgjeruar platformën.

Ndikimi i pritur

Nëpërmjet kësaj kategorie duhet të mbështeten rreth 15 platforma që mbulojnë sektorë të ndryshëm kulturorë dhe kreativ. Meqenëse mbështetja synon të ketë efekt strukturor, aspirata është të mbështesë platforma të shumta që synojnë të njëjtin lloj të artistëve ose veprave nga i njëjti sektor kulturor. Megjithëse vlerësimi i projekteve në pajtim me kriteret do të respektohet, Komisioni do të kujdeset që projektet e përzgjedhura të mundësojnë baraspeshë mes sektorëve të kulturës.

Koordinatori dhe anëtarët e platformës obligohen që të:

  • të krijojnë platformë të përbërë nga një organizatë – koordinator dhe organizata anëtare;
  • të zhvillojë strategji të përbashkët dhe të koordinuar për programimin artistik me qëllim identifikimin dhe prezantimin e artistëve të rinj evropianë dhe veprave të tyre jashtë vendit të prejardhjes;
  • të vendosin mekanizëm për grante të shkallëzuara për të mbështetur artistët në ngritje, për të rritur profilin e tyre dhe për të rritur dhe promovuar llojllojshmërinë kulturore dhe artistike evropiane (70% e grantit duhet të dedikohet për mbështetjen e artistëve në ngritje);
  • të mbështesin të paktën 50 artistë të rinj në vit;
  • të ndërtojnë strategji për zhvillim të platformës duke rritur numrin e organizatave anëtare, të paktën një organizatë në vit.

Aplikuesit e kualifikuar

Organizata që paraqet propozim-projekt duhet të jetë person juridik (privat dhe publik) i themeluar në vend pjesëmarrës në programin “Evropa kreative”.

Platforma duhet të përbëhet nga organizatë drejtuese, e cila koordinon dhe dorëzon propozim-projektin dhe të paktën 11 organizata me statusin e “palëve të treta”. Organizatat me status anëtar, ashtu si organizata drejtuese, duhet të jenë persona juridikë dhe të regjistruara zyrtarisht në të paktën 12 vende të ndryshme që marrin pjesë në program (minimumi 1 organizatë drejtuese dhe 11 organizata anëtare).

Shuma maksimale që mund të jepet për një projekt është 2.800.000 euro kurse shkalla e bashkëfinancimit të BE-së është 80% e buxhetit të projektit.

Propozim-projektet duhet të kenë kohëzgjatje deri në 48 muaj.

Aplikimet dorëzohen në mënyrë elektronike, nëpërmjet portalit “Funding & tenders opportunity”, ku mund të gjeni më shumë informacion për këtë thirrje:

https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/opportunities/topic-details/crea-cult-2024-plat?programmePeriod=2021%20-%202027&frameworkProgramme=43251814&callIdentifier=CREA-CULT-2024-PLAT

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе