Karvani filmik i Kinotekës, Kino Mëngjesi, do të nisë më 9 janar me filma artistikë dhe të animuar për publikun më të ri. Deri më 18 janar nga ora 12:00 do të shfaqet seriali televiziv me 10 episode “Zoki Poki”, i cili është përshtatje e leximit të shkrimtares Olivera Nikollova.
Nga ora 13:00 gjenerata më e re e filmdashësve do të ketë mundësinë të shikojë aventurat e reja të “Ninja Turtles: Mutant Kaos”, “Titina” e Norvegjisë, filmin gjerman të animuar me temë ekologjike “Qelbësit – Mirësevini në Vilën e qelbësve”, filmi rus “Macet në muze”, “Bibi dhe Bobi: Magjia e Pranverës” – njoftojnë nga Kinemateka.