Shfaqja “Kështu foli Gertruda” e Mia Nikoloskës do të shfaqet premierë, në mbrëmje në Teatrin e Dramës në Shkup në hapjen e sezonit të ri. Regjisor i shfaqjes është Angelço Ilievski, ndërsa rolin kryesor e luan Sonia Stambollxhioska.
“Kështu foli Gertruda” është një shfaqje që trajton drejtësinë dhe çfarë do të thotë ajo për të gjithë në një çështje gjyqësore.
Në rolet e tjera luajnë: Grigor Jovanovski, Stefan Vujisic, Trajanka Ilieva-Veljiq, Damjan Cvetanovski, Rubens Muratovski, Aleksandar Stepanuleski, Ana Dimitrova, Anastas Tanovski dhe Emilia Micevska-Trajkovic. Skenografia është e Valentin Svetozarev, kostumet e Marija Pupuçevska, ndërsa muzika e Daria Andovska.