Poetja maqedonase, teoricientja e letërsisë, akademikja Katica Qullavkova është fituese e çmimit “Vëllezërit Miladinov”, që ndahet nga mbrëmjet strugane të poezisë për përmbledhjen më të mirë poetike ndërmjet dy edicioneve të festivalit, njofton MSP.
Qullavkova është fituese e çmimit për përmbledhjen e saj poetike “Qielli është shtëpia ime” (Poezi shpirtërore) botuar nga Dioqeza Ortodokse e Strumicës.
Ajo është fituese e kësaj mirënjohje për herë të dytë, pasi në vitin 1989 fitoi çmimin Vëllezërit Miladinov për përmbledhjen poetike “Zhedbi”.
Katica Qullavkova është anëtare e rregullt e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, anëtare e Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve dhe nënkryetare e PEN-it Ndërkombëtar. Ajo ishte profesoreshë universitare e teorisë së letërsisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Ka botuar 16 libra me poezi në gjuhën maqedonase si dhe 18 përkthime me poezi të saj në anglisht, frëngjisht, turqisht, italisht, kroatisht, rumanisht, portugalisht, rusisht, sllovenisht, bullgarisht, serbisht etj.