Ka ndërruar jetë performuesja e njohur e operës, mezosopranoja Irena Kavkalevska (1973-2024), njoftoi Opera dhe Baleti Nacional.
Familjes dhe Operës dhe Baletit i dërgoi telegram ngushëllimi edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, i cili theksoi se shfaqjet e saj skenike në mënyrë të veçantë e pasuruan artin operistik maqedonas dhe i dhanë njohje të veçantë kulturës maqedonase.
“Ajo prezantoi në skenë pasionin, bukurinë dhe emocionet e forta, të cilat preku shumë kurse performanca e saj e Karmen mbetet e paharrueshme. Largimi i parakohshëm nga skena e jetës paraqet humbje të madhe për familjen e saj, për kolegët e saj nga Opera dhe Baleti, për kulturën maqedonase, e cila mbetet më e varfër për një artiste të jashtëzakonshme”, ka shkruar ministri Llutkov në telegram.
Mezo-sopranoja Kavkalevska është fituese e shumë çmimeve ndërsa shkollimin e ka kryer në vend dhe në Sofje, Graz, Zagreb. Ajo debutoi në skenën e OBN në vitin 1996 me rolin e Madalenës në “Rigoletto”. Ajo interpretoi në shumë festivale dhe skena operistike dhe repertori i saj përfshin krijime të suksesshme në: “Carmen”, “Aida”, “Nabucco”, “Fuqia e fatit”, “Motra Angelica”, “Berberi i Seviljes”, “Lakuriqi”, “Perandori” Samuel”…
Varrimi do të bëhet të premten në varrezat e qytetit në Butel.