Në Kinotekë nga sot deri më 18 tetor do të mbahet “Java e filmit rumun”, gjatë së cilës do të shfaqen tre filma artistikë dhe dy dokumentarë. Në mbrëmje do të shfaqet filmi “Fëmija i luftës”, me regji të Marian Krishan.
– Kinemaja rumune ka përjetuar lulëzim të vërtetë në dy dekadat e fundit, me të ashtuquajturën “vala e re rumune” si lëvizja kryesore që solli freski dhe origjinalitet në skenën e filmit evropian dhe filmat e karakterizuar nga një qasje minimaliste, stili dokumentar, tema socio- politike dhe kritika të forta ndaj shoqërisë postkomuniste. Regjisorët, si Christi Puiu, Christian Mundziu, Corneliu Porumboiu dhe Radu Jude, ia dolën ta vendosin Rumaninë në hartën e kinematografisë botërore përmes filmave të tyre realist dhe intensiv- njofton Kinoteka.
Cikli i filmave rumunë për vitin 2024 në Kinotekën e RMV-së prezanton arritjet më të fundit të kinematografisë rumune, duke theksuar diversitetin e saj krijues dhe temat aktuale sociale. Me përzgjedhje të titujve intensiv dhe frymëzues, ky cikël nxit biseda të rëndësishme dhe mundëson njohje të plotë me kulturën dhe çështjet rumune. Presim me padurim projekte të reja emocionuese në të ardhmen dhe vazhdimin e këtij shkëmbimi të rëndësishëm kinematografik. I gjithë programi është publikuar në ueb faqen dhe rrjetet sociale të Kinotekës. Përzgjedhës i programit është Bojan Stanishiq, redaktor i programit të filmit në Kinotekë.