Java e dizajnit në Shkup

од admin_kult

“Mobiliteti i pastër” është tema e edicionit të sivjetmë të “Java e dizajnit në Shkup” që do të mbahet nga nesër (6 korrik) deri më 10 nëntor në Qendrën për dizajn dhe inovacion “Dhoma publike”, “Stacioni i vogël” dhe libraria “Literatura” në “Diamond Mall”, njoftoi organizatori.

Paralajmërohet se në kuadër të festivalit do të ketë ekspozim për kompanitë, fundjavë “pop up market”, panel diskutime, punëtori, leksione ekspertësh për dizajnin, punëtori për fëmijë si dhe program live ku theksi vihet në muzikë.

Qëllimi i festivalit, i cili merret me dizajnin industrial dhe dizajnin e produktit, është ndërgjegjësimi për funksionalitetin e dizajnit dhe krijimi i zgjidhjeve inovative të produkteve, por këtë herë me shenjën e ekonomisë eko dhe rrethore. Përveç thirrjeve standarde për pjesë ekspozuese dhe “pop up market”, do të ketë thirrje të tretë, këtë herë tërësisht të fokusuar në çiklizmin në Shkup dhe të gjitha aspektet e zgjidhjeve për sigurinë e çiklistëve në komunikacion.

Këtë vit “Java e dizajnit në Shkup” është pjesë e rrjetit evropian të ngjarjeve “Next gen Design” për dizajn në shoqërinë e “Mikser” nga Beogradi, “What can design do” nga Amsterdami, “Barcelona Design week dhe “Design Austria” (Designaustria). Të gjitha platformat fokusohen në agjendën e gjelbër dhe eko-dizajnin e stilistëve të rinj të ardhshëm në kuadër të projektit evropian “Next Gen Design”.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе