“Java Bah” fillon me ligjërata, koncert nga pianisti Dino Imeri dhe punëtori për fëmijë

од admin_kult

“Java e Bah” titullohet manifestimi që do të mbahet nga 2 deri më 7 dhjetor në lokacione të ndryshme në Shkup.

Në kuadër të aktivitetit do të mbahen koncert, punëtori muzikore për fëmijë dhe ligjërata, të cilat do të prezantojnë muzikën, filozofinë dhe jetën e kompozitorit më të madh të të gjitha kohërave, J.S. Bah.

Me atë rast, sot në Fakultetin e Muzikës, me fillim nga ora 13:00, pianisti ynë Dino Imeri do të mbajë ligjëratë të hapur para studentëve, e cila do të fokusohet kryesisht në krijimin, idenë dhe strukturën kompozicionale të “Varianteve të Goldbergut”, vepra më e famshme dhe më komplekse e kompozitorit të njohur.

Ngjarja qendrore e “Javës së Bahut” është koncerti i Dino Imerit, me titull “Kodi i Bahut”, i cili do të mbahet më 4 dhjetor në Qendrën Kulturore dhe Informative (Salloni 19,19).

Në datat 6 dhe 7 dhjetor do të mbahen punëtori muzikore në formën e shfaqjes, me titull “Golldi, Bach dhe fshati muzikor”, për fëmijët në SHFK”Ljuben Lape”, pra për fëmijët në “Fshati i Fëmijëve” SOS. Autorja e tregimit është Tina Ivanova, e cila do të shfaqet si rrëfyese, së bashku me shoqërimin e pianos dhe rrëfimin nga Dino Imeri. Pas përfundimit të gjithë ngjarjes, në ambientet e EU Info Qendrës do të mbahet ligjërate e hapur mbi veprat e J. S. Bah “Gjuha universale e Bahut – Çfarë mund të na mësojë muzika e tij sot?”.

Ngjarjet realizohen në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе