Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka shpallur tenderët për mbështetjen e zhvillimit profesional të kuadrove deficitare në fushën e kulturës për vitin 2025.
Të rinjtë mund të aplikojnë në konkursin për mbështetje në zhvillimin profesional të kuadrove deficitare në fushën e kulturës, i cili vlen për studentët të ciklin e parë, të dytë dhe të tretë të studimeve jashtë vendit në programet studimore në fushën e kulturës.
Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e përgjithshme të Konkursit do të përfitojnë ndihmë të njëhershme për të ndjekur ciklet studentore në këto fusha: art baleti, art kërcimi, art muzikor, art audiovizual, art dramatik, bibliotekari dhe dokumentacion, konservim dhe restaurim i trashëgimisë kulturore, turizmin kulturor dhe menaxhimin kulturor.
Kategoria tjetër që mbështetet përmes Konkursit për mbështetjen e zhvillimit profesional të kuadrove deficitare në fushën e kulturës për vitin 2025 për qëndrim profesional, zhvillim profesional dhe qëndrime rezidenciale të kuadrove profesionale brenda dhe jashtë vendit, do të përfitojë shumë të njëhershme, dhe ka të bëjë me qëndrimin profesional me profesorë dhe mentorë, pra qëndrime të shkurtra në universitete dhe akademi jashtë vendit, specializime me artistë të njohur botërorë – profesorë jashtë vendit dhe qëndrime rezidenciale jashtë vendit në fushat e: kërcimit, muzikës, teatrit, letërsisë, arteve audiovizuale, arkitekturës dhe dizajnit.
Konkursi gjithashtu ofron mbështetje për qëndrime profesionale, pra qëndrime të shkurtra në universitete dhe akademi brenda dhe jashtë vendit, specializime në institucione të njohura shkencore, arsimore dhe profesionale dhe qëndrime rezidenciale brenda dhe jashtë vendit në fushën e mbrojtjes, ruajtjes dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore (të paluajtshme, të luajtshme dhe jo materiale).
Konkursi dhe kushtet për aplikim janë publikuar në facebook dhe në ueb-faqen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.