“Instituti dhe Muzeu” – Strumicë me buxhet të shtuar për këtë vit do të realizojë projekte të rëndësishme

од admin_kult

Instituti dhe Muzeu i Historisë Natyrore – Strumicë këtë vit do të ketë buxhet të shtuar për mbi 2 milionë denarë në krahasim me vitin e kaluar për realizimin e aktiviteteve programore të veprimtarisë muzeale si dhe sektorit për mbrojtjen dhe konservimin e trashëgimisë së paluajtshme kulturore, financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit me 6.490.000 denarë”, tha në konferencë për media u.d  drejtori Branko Gjorgiev.

Po ashtu, për projektet kapitale “Teatri i Vjetër” në Strumicë, kisha “Shën Kirili dhe Metodi” si dhe projektet që duhet të realizohen në kompleksin manastiri në f. Vodoca, gjithsej 212.200.000 denarë janë ndarë nga ministria përkatëse.

Në sektorin muzeal janë miratuar 21 projekte dhe, sipas drejtorit, ky është një nga buxhetet më të larta deri tani për nga shuma e burimeve financiare. Këto fonde do të përdoren për modernizimin, rikonceptimin dhe mbrojtjen e drejtpërdrejtë të Muzeut Përkujtimor kushtuar heroit kombëtar Bllagoj Jankov-Muçeto, e më pas do të realizohen: “Katalogu i monedhave nga shekulli XIV deri në XX”, kërkime sistematike arkeologjike të vendbanimit neolitik “Orniçe” në fshatitin Kostur dhe disa edicione dhe punëtori.

Në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike do të realizohen 14 projekte, ndër të cilat më domethënëse janë zbatimi i projektit bazë të konservimit të kishës “Shën Kirili dhe Metodi” në Strumicë, projekti bazë konservues për rinovimin e kulmit të manastirit “Shën Leonti” në fshatin Vodoçë si dhe përfundimi i projektit “Teatri i vjetër i Strumicës” për të cilin janë planifikuar 196.000.000 denarë.

“Në partneritet me Muzeun e qytetit të Kukushit- Greqi, aplikuam në programin “Intereg” të Bashkimit Evropian për periudhën 2021 – 2027 për ndërtimin e një strukture çatie për banjën e lashtë termale në fshatin Bansko. Projekti është miratuar dhe për realizimin e tij janë ndarë 25.830.000 denarë”, tha Gjorgiev.

Ai bëri me dije se këtë vit, risi është se institucioni do të ketë buxhet të deleguar, që do të thotë se drejtori dhe punonjësit do të vendosin vetë, në lartësinë e buxhetit të miratuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, për zhvillimin strategjik të institucionit duke përcaktuar në mënyrë të pavarur projektet prioritare.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе