In Memoriam: Ndahet nga jeta artisti Kole Manev

од admin_kult

Dje në moshën 83-vjeçare ka nderuar jetë piktori dhe punëtori i njohur i filmit maqedonas nga fusha e dokumentaristikës Kole Manev.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, dërgoi telegram ngushëllimi familjes, ku theksoi se veprat e krijuara nga ai paraqesin një kontribut të rëndësishëm në thesarin e pasur artistik të Maqedonisë.

Krijimtaria e tij e gjatë dhe përkushtimi ndaj artit la gjurmë të pashlyeshme në kulturën maqedonase dhe veprat që ai krijoi përfaqësojnë një kontribut të rëndësishëm në thesarin e pasur artistik maqedonas. Vepra autentike e Manevit do të vazhdojë të jetë frymëzim për shumë gjenerata artistësh edhe në të ardhmen”, ka shkruar ministri Lutkov në telegramin e tij.

Kole Manev lindi më 11 nëntor 1941 në Bapçor të Maqedonisë së Egjeut. Ka diplomuar në Shkollën e Arteve të Aplikuara në Shkup. Ai është një nga grupi i piktorëve maqedonas të dëbuar nga shtëpitë e tyre në Maqedoninë e Egjeut gjatë Luftës Civile Greke të vitit 1948. U shkollua në Shkup dhe Beograd. Ai gjithashtu studioi në Paris dhe ndoqi leksione në Pragë për filmin e animuar. Ai ka pasur disa ekspozita individuale dhe grupore në Maqedoni, Francë, si dhe në vendet e rajonit.

Është fitues i çmimeve dhe mirënjohjeve të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare për pikturën dhe filmin, duke përfshirë çmimin shtetëror “23 Tetori”, si dhe çmimin “Kalorës Nderi i Arteve dhe Krijimtarisë” nga Ministria Franceze e Kulturës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе