Në moshën 97-vjeçare ka vdekur doajeni i artit figurativ maqedonas, skulptori Ilija Axhievski.
Axhievski ka lindur në Strugë në vitin 1926. Në vitin 1946 regjistrohet në shkollën e atëhershme artistike në Shkup me profesorët Dimo Todorovki, Vangell Koxhoman dhe themelues të tjerë të artit figurativ bashkëkohor maqedonas. Diplomoi në Akademinë e Arteve Figurative në Zagreb në vitin 1954, në klasën e profesor Frano Krshiniqit.
Ilija Axhievski është anëtar i SHAFM që nga viti 1956. Gjatë jetës së tij profesionale, ai ka krijuar numër të madh monumentesh, relieve monumentale qeramike, skulptura parku, portrete të njerëzve të famshëm dhe miqve të tij, si dhe statuja në format më të vogël. Ai ka promovuar shumë ekspozita individuale dhe grupore, si dhe është fitues i shumë mirënjohjeve dhe çmimeve.