Në mbrëmje (1 tetor) në orën 21:00 në skenën verore “Sllavisha Kajevski” – TKM do të performojë koncert me hite të “The Beatles”, ndërsa tashmë më 8 tetor në skenën e TKM do të mbajë koncert me studentët të Fakultetit për art muzikor në Shkup dhe nga Akademia e Xhazit nga Shtipi.
Si solistë në koncert do të dëgjojmë muzikantët tanë të shquar: Kirill Kuzmanov, Sllavko Georgiev, Trajçe Vellkov, Viktor Filipovski, Sashko Nikollovski dhe Gordan Spasovski nën drejtimin e maestro Xhian Emin.
Më 8 tetor, Orkestra Kombëtare e xhazit ka kënaqësinë të paralajmërojë koncert të veçantë, me fillim nga ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë (TKM) në Shkup, i cili do të ndërthurë përvojën e muzikantëve profesionistë dhe talentin e studentëve të Fakultetit të Muzikës- Shkup dhe nga Akademia e Xhazit nga Shtip.
Ndryshe, javën e kaluar në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë u hap skena verore “Sllavisha Kajevski”, e cila mblodhi publikun, aktorët, regjisorët, muzikantët dhe të gjithë artistët në një vend të bukur – tarracën verore në brigjet e lumiz Vardar. Nëse kushtet atmosferike nuk janë të favorshme për koncert në natyrë, shfaqja e nesërme e Orkestrës Kombëtare të xhazit mund të mbahet në skenë të mbyllur në TKM.