Me shfaqjen e filmit “Efterklang: Makedonium Bend” me regji të Andreas Jonsen, në produksion të QKR-së, Rosfort dhe Rumraket, si dhe me koncertin e “Efterklang: Makedonium Bend”, më 11 korrik do të hapet edicioni i 23-të i festivalit “Sinedejs”.
Dokumentari muzikor, i cili u xhirua në prill të vitit 2023, paraqet rrugëtim muzikor të grupit “Efterklang” në kërkim të muzikantëve maqedonas, me qëllim të grumbullimit të një ansambli të madh dhe performancës së tyre të përbashkët para monumentit “Makedonium” për nder të simbolit dhe monumentit arkitektonik për liri dhe pavarësi, thonë nga QKR. Premiera e filmit u zhvillua më 23 mars 2024 në kuadër të “CPH:DOX” dhe u pasua me koncert unik nga ansambli “Efterklang: Makedonium Bend” i cili përbëhet nga 22 muzikantë maqedonas.
Premiera e filmit u zhvillua më 23 mars 2024 në kuadër të “CPH:DOX” dhe u pasua me koncert unik nga ansambli “Efterklang: Makedonium Bend” i cili përbëhet nga 22 muzikantë maqedonas.
Filmi rrumbullakon studimin kërkimor të këtij ansambli danez përmes një turneu udhëtues nëpër Maqedoninë e Veriut. Qendra kulturore rinore shfaqet në rolin e prodhuesit nëpërmjet mbështetjes logjistike dhe organizative të të gjithë projektit.
Përveç grupit “Efterklang”, në ansambël bëjnë pjesë edhe Kori Rinor i Grave pranë QKR-së, me 16 koriste, si dhe muzikantët: Stefçe Stojkovski, Dejan Spasoviq, Dina Jashari, Iva Damjanovski, Martina Barakoska dhe Jane Trajkovski.
Realizimi i filmit mbështetet nga: Ministria e Kulturës, Këshilli Danez i Arteve dhe programi i Bashkimit Evropian “Culture Moves Europe”.
Festivali i sivjetshëm “Sinedejs” do të zgjasë deri më 17 korrik.