Me shfaqjen muzikore dramatike/rap “E zeza Remix”, sonte do të hapet skena verore “Slavisha Kajevski” e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë (TKM). Regjisor i këtij leximi bashkëkohor i dramës “E zeza” nga Kole Çashule është Jordan Simonov, i cili së bashku me Darko Dimitrievskin dhe Pavle Dimkovskin nga kolektivi rаp “Pas këndit” e vendosën këtë projekt në një mjedis bashkëkohor.
Grupin e aktorëve e përbëjnë: Stefan Vujisiq, Aleksandar Mihajlovski, Vladimir Petroviq, Goran Nikov, Nenad Angjelkoviq, Sanja Arsovska dhe Pavle Dimkovski.
Kjo vepër origjinale skenike është interpretuar në disa festivale vendase dhe ndërkombëtare, përfshirë në “Exit”, ndërsa për përdorimin më të mirë të muzikës në festivalin ndërkombëtar të teatrit të xhazit “Nishvill” e fitoi çmimin më të mirë në Serbi. Shfaqja është produksion i QKR.
Siç njoftojnë nga TKM, në pjesën muzikore të programit, publikun do ta argëtojnë “Igor Zhambazov dhe Guru Hare Bend”, “Pijan Slavej”, “The Ringtones”, “LD Pistolero dhe Dj. Goce feat. R.O.Ν.Ι.Ν”, si dhe DJ të tjerë të njohur vendas. Gjithashtu, do të performojë edhe Orkestra Kombëtare e Xhazit, me interpretime të kompozimeve të “Bitlsi”.
Krahas paraqitjes së shfaqjeve tona “Termini im”, “Njësh në dhjetëshe”, “Mos vë bast me anglezët”, do të ketë edhe shfaqje nga teatro të tjerë të vendit, si dhe stand-up “dijafazon i gjerë”, me Sashko Kocev.
Nga TKM njoftuan se më 20 shtator do të shfaqet komedia “Darkë për budallenj” në prodhim të teatrit “Jordan Haxhi Konstantinov-Xhinot” nga Velesi. Më 30 shtator do të jepet shfaqja e diplomimit FDU – Shkup, “I gjymtuari nga Inishman” nga Martin Mekdona.