Nata e tridhjetë e katërt e poezisë në Velestovë do të fillojë sonte në një takim, me fillim nga ora 21:00, me portretin poetik të poetes maqedonase Lidija Dimkovska dhe do të përfundojë më 21 gusht.
Manifestimi do të mbahet në disa lokacione në fshatin Velestovë dhe në Ohër.
– Programi përfshin tre lexime poetike në të cilat do të marrin pjesë një duzinë poetësh nga vendi dhe jashtë vendit, do të hapet ekspozitë artistike, si dhe do të ketë punëtori për shkrimin krijues dhe interpretimin inovativ të poezisë për të rinjtë nga rajoni. si dhe debate për rëndësinë e përkthimit letrar dhe rolin e peizazhit në letërsi, gjegjësisht për ngritjen e vetëdijes për ekologjinë, informojnë organizatorët e Natës së Poezisë.
Mysafirë specialë në festival këtë vit do të jenë seminaristët që do të ndjekin Shkollën Verore të 55-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Maqedonase në UKIM.