Hapja e ekspozitës “Tradita moderne” nga Filip Fidanovski

од admin_kult

Në Muzeun e Qytetit të Shkupit nesër (10 korrik) në ora 20:30 do të hapet ekspozita “Tradita moderne” e autorit Filip Fidanovski. Mysafire e ekspozitës është Marjana Kostojçinoska-Uzunçeva ,kjo ekspozitë realizohet në kuadër të “Vera e Shkupit 2024”.

Ekspozita “Tradita moderne” paraqet ndërthurje të qeramikës tradicionale, e cila është autentike për traditën maqedonase, dhe shndërrimin e saj në një stil vizual modern me qasjen origjinale të artistit. Me këtë ekspozitë, vëmendja i kushtohet ruajtjes së zanatit tradicional të qeramikës, i cili rrezikon të zhduket, dhe ilustron mjeshtërinë e autorit përmes pikturës së tij në qeramikë, e cila konsiderohet si disiplinë e veçantë dhe unike në artin e qeramikës.

Më shumë për autorin dhe veprën e tij mund të shihni në faqen e autorit: https://filipfidanovski.mk

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе