Ekspozita grupore “Vizatim, vizatim Eksperimental” e Shoqatës së Artistëve Figurativë të Maqedonisë hapet sonte, më 22 maj, duke filluar nga ora 20:00. në Galerinë Kombëtare, ndërtesa “Stacioni i vogël”.
“Trajtimi bashkëkohor i vizatimit në kornizë globale ka përjetuar ndryshim të thellë- nga një përgatitje, pjesë e një mediumi procesi, në një praktikë artistike të pavarur dhe konceptuale. Vizatimi si shprehje themelore në gjuhën vizuale po përjeton rishqyrtim të thellë të autorësisë, identitetit dhe komentit si në nivel global ashtu edhe në veprat e autorëve bashkëkohorë nga Maqedonia – vizatimi bëhet një gjuhë për hartëzimin e trupit, psikikës dhe emocioneve të thella me koment social: vizatimi kombinon rrëfimet personale me kritikën dhe reflektimin sociopolitik”, thekson SHAFM.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 30 maj.