Në Qendrën e Kulturës “Vëllezërit Milladinov” në Strugë, e njohur edhe si Shtëpia e Poezisë, në mbrëmje (22 gusht) në ora 20:30 do të mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të sivjetmë të 63-të të Festivalit “Mbrëmjet strugane të poezisë”, që tradicionalisht nis me leximin poetik “Meridianët”.
Në kuadër të ceremonisë së hapjes, në sallën e madhe të Qendrës së Kulturës është paraparë performanca e pianistit tonë të njohur Dino Imeri, si dhe lexim i mesazhit poetik nga poeti i shquar Vele Smilevski kurse ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Llutkov do ta shpallë të hapur Festivalin, Zoran Ljutkov.
Në kuadër të leximit të poezisë “Meridianët” do të lexojnë poezitë e tyre: fituesi i Kurorës së Artë, poeti dhe dramaturgu i shquar francez Jean-Pierre Simeon; fituesja e çmimit “Vëllezërit Milladinov” për vitin 2024, poetja dhe teoricientja jonë e shquar e letërsisë Katica Qullavkova; fituesja e çmimit “Urat e Strugës”, poetja gjermane Katrin Pitz; poeti i shquar suedez Bengt Berg, i cili do të prezantohet këtë vit si pjesë e edicionit “Plejadat”; poetja gjermane Anna Hoffmann; poeti turk Gökçenur Çelebioglu; poeti mongol Galsansukh Dezhidmaa, si dhe shumë poetë të tjerë të huaj dhe vendas.
– Motoja e festivalit të sivjetmë është “Prekja e të bukurës”. Me këtë moto duam të theksojmë atë aspekt të poezisë dhe të gjuhës poetike që mundëson kontaktin e njeriut me sferat më të larta të së bukurës, të mishëruara në poezi. Por ne duam t’i bëjmë një nderim edhe risive të shkrimit Braille, kodifikimi i së cilës 200 vjet më parë u mundësoi të verbërve përmes prekshmërisë dhe relievit të shkrimit Braille të hyjnë në botën e librave dhe letrave dhe të ndjejnë bukurinë e poezisë – bëjnë të ditur nga Mbrëmjet strugane të poezisë.