Hapet thirrja e dytë për qëndrim rezidencial për vitin 2024 “Kultura lëviz Evropën- Culture Moves Europe”

од admin_kult

Aksioni i posaçëm i Komisionit Evropian “Kultura lëviz Evropën- Culture Moves Europe” synon të mbështesë lëvizshmërinë në sektorët kulturorë dhe krijues në 40 vende, pjesëmarrës të plotë në programin Evropa Kreative, përfshirë edhe vendin tonë.

Më 16 tetor 2023, Komisioni Evropian shpalli thirrjen e dytë për organizatat nikoqirë të qëndrimeve rezidenciale në kuadër të këtij aksioni. Linja e dytë e grantit, ashtu si linja për lëvizshmërinë individuale, zbatohet nga Gete-Instituti në kuadër të programit Evropa Kreative. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 16 janar 2024.

Linja e grantit synon të inkurajojë bashkëpunimin e organizatave/nikoqire, artistëve dhe/ose profesionistëve të kulturës nga profile dhe disiplina të ndryshme në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të eko-sistemit artistik dhe kulturor në të gjithë Evropën.

Objektivat specifike të thirrjes janë:

  1. Hulumtimi (kryerja e kërkimit, puna kërkimore për tema të caktuara ose koncepte të reja)
  2. Krijimi (përfshirja në proceset krijuese kolektive përmes të cilave do të prodhohen vepra/produkte të reja artistike/kulturore)
  3. Të mësuarit (përmirësimi i kompetencave dhe aftësive të pjesëmarrësve përmes edukimit joformal ose bashkëpunimit me ekspertë)
  4. Lidhja (zhvillimi i një rrjeti profesional, forcimi i zhvillimit profesional të pjesëmarrësve, përfshirja e audiencave të reja)
  5. Transformimi (duke kontribuar në ndryshimet shoqërore në përputhje me integrimin e vlerave dhe parimeve evropiane të Bauhaus-it të ri evropian).

Linja e grantit për qëndrim rezidencial u dedikohet personave juridikë (organizata jofitimprurëse, organizata joqeveritare, institucione publike, fondacione, kompani dhe persona të vetëpunësuar) të cilët në mënyrë profesionale veprojnë/punojnë në këto fusha: muzikë, letërsi, arkitekturë, trashëgimi kulturore, dizajn dhe dizajn mode, arte pamore dhe interpretues.

Organizata nikoqire mund të aplikojë për projekt për qëndrim të artistëve dhe/ose profesionistë të kulturës me kohëzgjatje prej 22 deri në 300 ditë. Maksimum prej pesë artistëve ndërkombëtarë dhe/ose profesionistëve të kulturës mund të ftohen për qëndrim brenda një projekti/aplikacioni. Pjesëmarrësit e projektit duhet të jenë 18 vjeç dhe qytetarë të vendeve pjesëmarrëse në programin Evropa Kreative.

Mbështetja financiare e projektit është menduar për shpenzimet e udhëtimit të artistëve dhe/ose profesionistëve të kulturës në shumën 350 deri në 700 euro, për shpenzimet e qëndrimit të tyre në shumën 35 euro në ditë për person që i ndahet organizuesit nikoqir, si dhe për shpenzimet ditore në shumën 25 euro për person për artistë dhe/ose profesionistë të kulturës. Organizata nikoqire ka obligim të sigurojë akomodim për pjesëmarrësit e projektit, ambiente, materiale dhe pajisje për punën e tyre, dhe në varësi të aktiviteteve të tyre, mentorim të duhur. Nëse është e mundur, organizata pritëse duhet të mundësojë bashkëpunimin e artistëve dhe/ose punonjësve të kulturës me komunitetin lokal në mënyrë që të mbështesë zhvillimin artistik dhe kulturor lokal dhe të sigurojë dukshmërinë e tyre.

Pritet të mbështeten mbi 1000 artistë, profesionistë, organizata pritëse të interesuara për të zbatuar aktivitete, si rezidencat, deri në fund të vitit 2025.

Aplikimi dorëzohet online nëpërmjet Goehte-Application Portal, jo më vonë se data 16 janar 2024, ora 23:59.

Më shumë informacione për thirrjen,  kriteret dhe mënyrën e aplikimit mund të gjeni

në:https://culture.ec.europa.eu/calls/culture-moves-europe-second-call-for-residency-hosts#about

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе