Nën sloganin “Një është Manaki”, dje në mbrëmje solemne në sallën e madhe të Qendrës së Kulturës në Manastir u hap edicioni i 45-të i Festivalit të Kamerës Filmike “Vëllezërit Manaki”. Festivalin e shpalli të hapur presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, e cila për shkak të qëndrimit jashtë vendit, mesazhet e saj i ka shprehur përmes një videoje.
Sipas traditës, në skenën e madhe në Manastir, çmimi “Kamera e Artë 300” për vepër jetësore iu nda kineastit francez Bruno Dalbonnel, të cilin ia dhuroi kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, ndërsa çmimi për vepër speciale kontribut në artin botëror të filmit shkoi për Jolanta Dilevska.
Ceremonia e hapjes zyrtare të Festivalit u përmbyll me ndarjen e çmimit “Ylli i madh i filmit maqedonas” për Dimitar Grbevski, redaktor i filmit dhe televizionit maqedonas.
Drejtori i Festivalit, Simeon Moni Damevski, në hapje theksoi se është i sigurt se ky edicion edhe një herë do të tregojë dhe dëshmojë pse Manastiri është epiqendër e artit dhe kulturës, veçanërisht e artit filmik.
Në hapjen e edicionit të 45-vjetorit të IFFK-së “Vëllezërit Manaki”, publiku pati mundësinë të shikojë filmin “Partenope”, me regji të Paolo Sorrentino.