Qendra kulturore dhe informative e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje do të marrë pjesë në Natën e 13-të Evropiane të Letërsisë, e cila do të mbahet në mbrëmje në kryeqytetin bullgar, me prezantimin e librit “Sytë e njëjtë” të shkrimtarit maqedonas Gorjan Petrevski. Libri i Petrevskit në Bullgari u botua këtë vit, si botim i shtëpisë botuese “Izida”.
Në manifestimin kushtuar letërsisë evropiane, në dhjetë qytete të Bullgarisë, në hapësirat atipike për letërsinë (foletë e lexuesve), aktorë, gazetarë, përkthyes, muzikantë, autorë do të lexojnë vepra letrare. QIK thekson se në manifestimin, i cili do të mbahet nga ora 18:00 deri në 21:30 në Sofje, vizitorët e Folesë së Lexuesit Maqedonas do të kenë mundësinë të dëgjojnë pjesë nga libri “Sytë të njëjtë” të lexuar nga aktori dhe regjisori Gjorgi Georgiev- Antika dhe aktori Igor Damjanov.
Foleja e lexuesit maqedonas (Rr. “6 Shtatori” nr. 8) është pjesë e rrjetit të lokacioneve të leximit afër, ku do të prezantohen 19 libra nga 19 vende. Pjesë nga librat përzgjidhen nga ambasadat dhe institutet kulturore të vendeve evropiane.
“Nata e letërsisë” është iniciativë e qendrave çeke në mbarë botën dhe synon të popullarizojë poezinë dhe prozën bashkëkohore evropiane përmes leximeve jo-standarde të fragmenteve nga librat e përkthyer në vende jotipike dhe të papritura.