Në mbrëmje me fillim nga ora 20:00 në skenën e Operës dhe Baletit nacional, në kuadër të festivalit “Vera e Shkupit” 2024 do të mbahet një koncert gala.
Në koncert do të performojnë fillestarët, solistët, ansambli i baletit dhe orkestra e Operës dhe Baletit nacional, të drejtuar nga Bisera Çadllovska, me regji të Ollga Pango dhe Dejan Proshev. Koncert-mjeshtër është Kliment Todoroski, kurse tutorë janë Goran Bozhinov, Aleksandra Mijallkova, Sasha Evtimova, Dafina Danilloska Koçevska, Vasill Çiçiashvili dhe Natasha Josifovska.
Koncerti gala i baletit do të përfshijë veprat më të mira si “Liqeni i Mjellmave” nga P. I Çajkovski, “Don Kishoti” nga L. Minkus, “Bukuroshja e fjetur” nga P. I Çaikovski, “Arrëthyesi” nga P. I Çhaikovski, “Raymonda” nga A. Glazunov dhe shumë të tjerë.