Ftesë për debat publik për Projekt-tekstin e Propozim-Strategjisë nacionale për zhvillimin e kulturës në periudhën e viteve 2023- 2027

од admin_kult

Me nder dhe kënaqësi të veçantë ju ftojmë në debatin publik për projekt-tekstin e Propozim-Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Kulturës për periudhën e viteve 2023-2027.

Me qëllim miratimin transparent të këtij dokumenti jashtëzakonisht të rëndësishëm për kulturën në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ministria e Kulturës organizon debat publik më datë 19.07.2023 (e mërkurë) në ora 11:00 në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut.

Projekt-teksti i Propozim-Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Kulturës (2023-2027) është përgatitur nga përfaqësues të institucioneve publike në fushën e kulturës, institucionet e arsimit të lartë dhe institucione shkencore, shoqatat e qytetarëve nga fusha e kulturës dhe skena e pavarur kulturore, si dhe ekspertë nga fusha e kulturës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе