Filmi “Vritini fëmijët së pari” në kinemanë “Mis Ston” në Prilep

од admin_kult

Sonte (26 nëntor) në ora 19:00 në kinemanë “Mis Ston” në Prilep do të shfaqet filmi “Vritini fëmijët së pari” me regji të Dimitar Orovçanec.

Në film luajnë: Mia Zhiro, Stefan Spasov, Martin Gjorgoski, Adrian Aziri, Aleksandar Gjorgieski, Stefan Vujisiq e të tjerë. Kamera është e Vlladimir Samoilovskit, dizajner i produksionit është Sasho Bllazhevski, kostumet janë të Ina Çolakut, skenografia është e Kalina Ignovskës, montimi është i Sofia Samoilovskës, muzika e Igor Vasilevit-Novogradska.

Filmi “Vritini fëmijët së pari” pati premierën botërore në Festivalin e 30-të të Filmit në Sarajevë, ndërsa u shfaq në mbylljen e Festivalit të 45-të Ndërkombëtar të Kamerës (FNFK) “Vëllezërit Manaki” në Manastir.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе