Filmi artistik i Georgi Unkovskit “DJ Ahmet” në “Sandens”

од admin_kult

“DJ Ahmet” është filmi i parë me metrazh të gjatë i regjisorit Georgi M. Unkovski mbrëmë pati premierën botërore në festivalin më të madh të filmit të pavarur në SHBA, “Sandens”.

Filmi hapi kategorinë kryesore të konkurrencës ndërkombëtare – Kinemaja Dramatike Botërore dhe do të ketë gjithsej gjashtë shfaqje. Në shfaqjen në Park City, Juta, morën pjesë regjisori Unkovski, kinematografi Naum Doksevski dhe aktori Arif Jakup.

Në rolet në film luajnë: Arif Yakup, Agush Agushev, Dora Akan Zllatanova, Aksel Mehmet, Selpin Kerim dhe Atila Klinçe.

Xhirimet e filmit kanë zgjatur 36 ditë dhe janë realizuar në fund të vitit 2023, në fshatrat Koxhali dhe Ali Koç të Radovishit, ndërsa një pjesë e xhirimeve ka qenë edhe në Shkup. Filmi është në gjuhën turke dhe maqedonase.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе