Skena e kinemasë verore të Kinotekës së këtij muaji do të shfaqë arritje nga kinematografia vendase, me një datë më të vjetër, por edhe më të re realizimi. Do të shfaqet filmi “Etja” i regjisores legjendare të filmit dhe teatrit Dimitrie Osmanli. Është filmi i dytë artistik i prodhuar nga “Film Studio” – Shkup dhe kompania distributore “Makedonija Film”. Do të shfaqet edhe filmi “Volça Noç”, me regji të France Shtiglic, sipas skenarit të shkrimtarit maqedonas Sllavko Janevski.
Në kuadër të ofertës mujore do të shfaqen arritjet bashkëkohore cilësore si: “Shëruesi”, “Amvisëri për Fillestarët”, “Tallja me Hristën”, “Ballkankan” dhe “Shkup Remix”.
Mesi i këtij muaji është i rezervuar për përmbajtjet e përzgjedhura nga festivali i filmit “Sinedejs”.
Oferta e repertorit përmbyllet me shfaqjen e materialeve filmike që kanë të bëjnë me tërmetin që goditi kryeqytetin tonë në vitin 1963, si dhe me promovimin e filmit “Maqedonia: Dramaturgjia e papërfunduarës”, film bashkëpunues i regjisores Teona Strugar Mitevska dhe artistes Hristina Ivanoska dhe Jane Çalovski, bazuar në librin me të njëjtin emër të Ivanoskës dhe Çalovskit, i cili fokusohet në historinë e “Makedonium”, kompleksi memorial më i shquar i ndërtuar në Maqedoninë socialiste.