Fillon festivali i 6-të Ndërkombëtar i klarinetës dhe saksofonit “Saks-klar”

од admin_kult

Festivali i 6-të ndërkombëtar i klarinetës dhe saksofonit “Saks-klar” do të mbahet sot dhe nesër në Muzeun e Luftës Maqedonase në Shkup.

Festivali do të fillojë në mbrëmje në orën 20:00 me një koncert gala në të cilin do të interpretohen kompozime të ndryshme stilistike, por edhe virtuoze nga letërsia botërore për klarinetë dhe saksofon, si dhe do të performojnë klarinetistët dhe saksofonistët më të njohur maqedonas, ndër të cilët Stojan Dimov, Zdravko Angellov, Arben Asllanaj, Anel Selim, Teodor Lushkoski, Sashko Temellkoski, Spire Jovanovski, Goran Trajkovski dhe Ninosllav Dimov, me shoqërimin e pianos të Maria Vrshkova dhe Maja Popoviq-Karaivanova.

Në natën e dytë të festivalit koncert do të mbajë kuarteti i saksofonëve “Saks-klar”, i përbërë nga Gjorgi Dimovski në saksofon soprano, Goran Trajkovski në saksofon alto, Grigori Angellov në saksofon tenor dhe Ninosllav Dimov në saksofon bariton. Koncerti është kolazh i një repertori stilistikisht të larmishëm, i cili do të përcjellë tek publiku larminë estetike artistike të kompozimit të dhomës së këtij lloji.

Qëllimi i Festivalit “Saks-klar”, i cili ka nisur në vitin 2017 dhe deri më tani kanë shfaqur artistë të njohur botërorë, është afirmimi dhe promovimi sa më i madh i klarinetës dhe saksofonit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе